Lidhu me ne

Radar

Politika duhet pastruar edhe nga kameleonët dhe nga hipokritët, sidomos nga ata që kapërcejnë ylberin.

Një gjë që më bën të paduruar të pres

Nga Sokol Balla*

Fjala ime e fundit është një detyrim, pasi nis fushata elektorale dhe ligji i vjetëruar elektoral shqiptar, nuk lejon shumë hapësirë për opinione gjatë saj. Ai e kthen fushatën në një farmaci, me një peshore pa ngjyrë dhe erë. Kur në fakt çdo fushatë ka ngjyra dhe çdo zhvillim në të, ka dhe erë. Dhe jo gjithmonë është një erë e këndshme. Këto nuk janë zgjedhjet e para, dhe sigurisht nuk do jenë as të fundit. Por deri tani, çdo palë zgjedhje bashkohet me tjetrën, para dhe pas, nga e njëjta veçori. Kanë qenë të karakterizuara nga koha që kemi humbur si popull.

Kemi humbur kohë, duke i dhënë besimin njërës apo tjetrës parti. Ua kemi dhënë edhe kur na kanë gënjyer apo zhgënjyer më shumë se një herë. Shumë prej nesh mu për këtë arsye nuk kemi votuar në të shkuarën dhe me gjasë as kjo fushatë që nis nesër, nuk do të na e mbushë mendjen që të dielën e 11 majit, të dalim e të votojmë. Në fakt duhet ta bëjmë, ose nëse jo, të heshtim së paku për katër vjet. Sivjet ka një risi: zgjedhjet duken më të shumta në numër. Kjo sepse SPAK ka rritur vigjilencën tonë si qytetarë ndaj cilësisë që na ofron politika, si në qeverisje, ashtu edhe në opozitë. Fillimi i funksionimit të drejtësisë së re, ka filluar të ndajë perceptimin nga fakti.

Në 11 maj kur të shkojmë të votojmë, partitë politike do të na ofrojnë jo pak kandidatë, të pandehur, në hetim, apo të dyshuar për korrupsion. Unë mendoj që ata nuk duhet të votohen. Në fakt ata vetë duhet të kishin zgjedhur të mos kandidonin, por kjo është Shqipëria politike e 11 majit: tre të pandehur janë drejtues të koalicionit të Shqipërisë madhështore. Dy prej tyre në listë të sigurt.

Por këto zgjedhje ofrojnë një risi të dytë: pjesa tjetër e listave, është e hapur. Aty vendosni ju. Në këto lista të hapura, të dyja palët e mëdha kanë emra me dosje të hapura. Këto lista i keni në dorë ju t’i pastroni. Unë besoj se më në fund sistemi politik, falë drejtësisë së re, dhe falë integrimit të shpejtë në Bashkimin Europian, ka filluar të hapet. Një votë e përgjegjshme qytetare, që ndan të pastrin nga të korruptuarit, dyshimin nga fakti, thashethemin nga realiteti, do të sjellë që ky sistem politik, më në fund të hapet totalisht në zgjedhjet e vitit 2029, që shpresoj me gjithë zemër të jenë të fundit, para futjes sonë në Bashkimin Europian.

A do ndodhë kjo, me të drejtë mund të pyesin shumë prej jush? A mund të na pranojë BE, Shqipërinë tonë, kështu si është sot? Unë shpresoj që për arsye gjeopolitike, për arritjet tona, por edhe për një arsye tjetër më praktike, kjo do të ndodhë në 2030. Sepse ne do të bëhemi më të mirë nëse futemi, pasi rregulla të tjera do zbatohen, monitorimi do kthehet në vëzhgim të rreptë. Pra do futemi në BE, jo sepse jemi 100 për 100 gati, por sepse do bëhemi të tillë më shpejt duke qenë brenda, sesa duke u zvarritur nga jashtë. Këtë kemi bërë tre dekada. Dhe thjesht kemi humbur kohë.

Siç thotë një fjalë e urtë: nëse më mashtron një herë, është faji yt, nëse më mashtron dy herë, është faji im. Por nëse dikush na mashtron për herë të tretë, nuk është më faj e as përgjegjësi: është krim, ndaj të ardhmes sonë, dhe fëmijëve tanë. Pa dashur të paragjykoj askënd, as Sali Berishën. Por sot Partinë Demokratike paradoksalisht nuk e shpëtojme dot, as me votën tonë. Ajo tashmë ka sinkronizuar orën e saj, me orën biologjike të kryetarit të saj. Dhe duhet të lëmë kohën, të bëjë punën e saj. Unë besoj se Partia Demokratike do ta rigjejë veten, por si qytetar nuk kam më kohë të humbas me të.

Tani dikush mund të thotë, jo pa të drejtë: po nëse dikush arrin të na mashtrojë për herë të katërt? E vërtetë: nëse në vitin 2030 ne nuk futemi në Bashkimin Europian, duhet të ndihemi përgjegjës se përse na bënë të humbasim sërish kohë. Por a ka alternativë tjetër? Siç e thash më sipër listat e hapura të japin mundësinë që t’i japësh leksion edhe një partie, duke e detyruar atë të pastrohet dhe të kthjellohet. Të pastrohet nga ata me njolla, jo në biografi, por në drejtësi. Nuk dua të përsëris veten nga sa thash më sipër. Por e kam edhe një merak të fundit. Mendoj se politika duhet pastruar edhe nga kameleonët dhe nga hipokritët, sidomos nga ata që kapërcejnë ylberin.

Shoh me trishtim se në listat e Partise Socialiste, ka mbetje të Partise Demokratike ose vemje të saj. Këta nuk mendoj se meritojnë të votohen. Mendoj se në listat e hapura të socialistëve ka boll gra dhe burra që meritojnë të na përfaqësojnë. Listat e hapura na mundësojnë të largojmë nga politika pazarxhinjtë, legenat dhe të paskrupujt, që nuk meritonin realisht as Partinë Demokratike, lëre më pastaj, Partinë Socialiste. Kjo nuk quhet Rilindje, quhet thjesht humbje kohe dhe vote. Dikush mund të pyesë, po në këtë rast, unë si qytetar do votoj socialistët? Për këtë unë e kam përgjigjen e thjeshtë. Mendoj që Edi Rames nuk i duhet vota ime. Ka boll të tilla, për të qeverisur edhe katër vjet Shqipërinë, por sinqerisht shpresoj se premtimi i tij për integrim në 2030, të mos jetë thjesht farsë elektorale.

Por ka një gjë që më bën të paduruar të pres rezultatet e 11 majit: fytyrat e atyre që do të zhduken nga politika aktive nga vota juaj. Ndonjë idiot që i duket vetja Silvio Berlusconi, ndonjë megaloman që mendon se mund të bëhet kryeministër nga facebooku. Por dua shumë që vota e shqiptarëve të zhddukë nga skena publike, kriminelë politikë. Kriminelë politikë janë ata që vranë shpresën, dhe opozitën, që e shitën atë për interesa të vogla, meskine, ose sepse thjesht janë edhe kriminelë, edhe idiotë politike. Gjithashtu këto zgjedhje, do t’i japin mundësinë shqiptarëve, që të fusin në Kuvend njerëz që politikën e kanë jo thjesht karrierë, por vokacion, ndoshta edhe mision.

Pra, ajo që unë shpresoj në këto zgjedhje të ndodhë, është një katarsis nga poshtë i skenës politike, jo ai hipokrit si i Nanos 25 vjet më parë, apo gjoja hapja e Berishës në 2005. As Rilindje me bashkimin amoral të së majtës në 2013, apo si rezultat pazaresh të Lulzim Bashës në 2017. Kësaj radhe kam një shpresë më shumë, se çerek milion bashkëpatriotë që do votojnë nga jashtë, do t’i sjellin votës shqiptare një fryme europiane, të llogaridhënies së politikës dhe jo të mbisundimit dhe keqpërdorimit nga ana e saj, të votës sonë. Sepse unë mendoj që ka ardhur koha që politikanët të kuptojnë, se kur i votojmë, u japim shtëpinë e popullit me qera për katër vjet, por jo pronësinë mbi të. Sepse unë besoj se shqiptarët kanë votuar gjithmonë saktë e drejtë. Gjithmonë. E kështu do të bëjnë edhe në 11 maj.

*Titulli origjinal i autorit: Fjala e fundit për kohën e humbur

MË TEPËR

Sport21 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix21 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix21 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix21 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix22 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix22 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix22 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix22 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix22 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix22 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook