Lidhu me ne

Mix

Batuta seksuale e James Corden për Judi Dench shkakton reagime të forta

Batuta seksuale e James Corden për Judi Dench shkakton reagime të

Një koment seksual nga James Corden për aktoren 90-vjeçare, Judi Dench, shkaktoi siklet te njerëzit që morën pjesë në eventin e çmimeve “Breakthrough Prize” në Los Angeles. Aktori britanik u ngjit në skenë, në natën që bën bashkë të famshmit e Hollywood dhe emrat më të njohur të shkencës, dhe tha:

“Sonte është e vetmja natë që Hollywood dhe shkenca bëhen bashkë – përveç, sigurisht, asaj nate magjike kur Dr. Anthony Fauci kaloi një natë (one night stand) me Judi Dench.”

Batuta e komedianit 46-vjeçar rreth Judi Dench dhe Anthony Fauci, mjek-shkencëtar dhe imunolog amerikan, u pasua nga heshtja dhe sikleti i të pranishmëve, me kamerën që u fokusua tek Olivia Wilde, e cila dukej e tronditur nga ajo që dëgjoi.

Komenti i Corden për Dench erdhi në një kohë që kjo e fundit nuk mund të paraqitet në të tilla evente për shkak të humbjes graduale të shikimit.

“The Breakthrough Prize” është një event ku jepen disa çmime prestigjioze çdo vit për të nderuar individë që kanë arritur përparime të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të shkencës, si fizikë, biologji, matematikë.

Kjo nuk është hera e parë që James Corden shkakton reagime të forta me batutat e tij. Në vitin 2017, gjatë AmfAR Gala Los Angeles, komediani u kritikua për shkak të një batute që u pa si e pavend lidhur me Harvey Weinstein, i cili në atë kohë akuzohej për abuzim seksual.

“Është një natë e bukur në Los Angeles. Kaq e bukur! Harvey Weinstein ka kërkuar sonte një masazh në dhomën e tij”, tha ai, duke shkaktuar sërish siklet te të pranishmit.

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix2 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix2 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar2 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix3 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix3 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix3 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix3 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix3 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook