Lidhu me ne

Kioske

950 mijë shqiptarë kanë zero lekë në banka

Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.


Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë.
34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.


Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël. Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.

Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.


ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.


Depozitat e sigurueshme
Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%.


Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.
Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%.


Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.


Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.


Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%.

Monitor

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix1 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet8 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore8 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook