Lidhu me ne

Aktualitet

“Hamasi lufton për interesat e Iranit, po luan bixhoz me jetët tona” – Ç’po ndodh me protestat në Gaza


Për herë të parë në gati dy dekada, populli i Gazës po ngre zërin, kësaj here jo vetëm kundër Izraelit, por edhe kundër Hamasit.

Në një valë të papar protestash që përfshiu Beit Lahia, Khan Younis, Deir al-Balah dhe Rafah, qindra palesinezë dolën në rrugë, duke kërkuar fundin e sundimit të Hamasit, rivendosjen e të drejtave të tyre dhe një të ardhme pa luftë dhe shtypje. Por ndërsa protestat rriten, po ashtu rritet edhe goditja e Hamasit. A mund të mbijetojë kjo lëvizje, apo Hamasi do e shtypë atë edhe një herë?

Pse po ngrihen banorët e Gazës

Demonstratat, të cilat shpërthyen në fund të marsit 2025, përfaqësojnë sfidën më të madhe në bazë për Hamasin që kur mori kontrollin e enklavës në vitin 2007. Protestuesit kërkuan liri, fund të regjimit të Hamasit dhe çlirim nga barrat e rënda të luftës, varfërisë dhe frikës.

“Ne nuk mund të jetojmë më kështu,” tha Mohammad, një banor i Nuseirat, identiteti i plotë i të cilit është fshehur për arsye sigurie.

“Njerëzit po mbyten në errësirë, shtypje dhe pikëllim. Ne jemi të rraskapitur nga Hamasi që na tërheq zvarrë drejt vdekjes dhe shkatërrimit, ndërsa ata jetojnë të qetë.”

Që nga marrja e kontrollit nga Hamasi në vitin 2007, kushtet në Gaza janë përkeqësuar ndjeshëm, jo vetëm për shkak të bllokadës izraelite, të vendosur për shkak të përcaktimit të Hamasit si organizatë terroriste.

Nga viti 2007 deri në 2023, PBB-ja për frymë e Gazës ra me 54%, duke iu afruar niveleve që janë parë për herë të fundit në vitin 1994. Papunësia u rrit nga 40% në 2007 në 80% deri në 2024, dhe varfëria u rrit në 65% vetëm nga kriza që shpërtheu në vitin 2022.

Megjithatë, nuk janë thjesht vështirësitë ekonomike që nxisin trazirat. Hamasi ka mbajtur një kontroll të hekurt mbi Gazën për gati dy dekada, duke shtypur disidencën dhe duke heshtur opozitën. Tani, zhgënjimi ka arritur një pikë vlimi. Protestuesit kanë kërkesa të qarta: t’i jepet fund sundimit të Hamasit, të rivendosen të drejtat themelore të njeriut dhe të jetojnë të lirë nga kërcënimi i vazhdueshëm i luftës.

Vite zhgënjimi

Megjithëse këto demonstrata janë të papara në shkallë, ato nuk janë përpjekja e parë e Gazës për të sfiduar Hamasin. Protestat e mëparshme, veçanërisht lëvizjet Bidna Na’ish (“Duam të jetojmë”) në 2011 dhe 2015, bënin thirrje kryesisht për reforma ekonomike dhe liri politike. Çdo herë, Hamasi i shtypte me shpejtësi këto lëvizje me goditje të dhunshme, arrestime dhe frikësime.

Megjithatë, këtë herë disponimi duket ndryshe.

“Policia e Hamasit është kudo, por njerëzit nuk po tërhiqen,” tha Mohammad.

“Ata e dinë se arrestimet dhe dhuna janë të pashmangshme, por ne nuk kemi asgjë për të humbur.”

Ndryshe nga protestat e kaluara të përqendruara kryesisht në ankesat ekonomike, demonstratat e sotme synojnë në mënyrë qartë fuqinë politike të Hamasit. Protestuesit nuk po kërkojnë vetëm kushte më të mira jetese, ata duan që Hamasi të largohet tërësisht. Ata fajësojnë Hamasin, së bashku me Izraelin, për shkatërrimin e Gazës.

Gaza ka përballuar luftëra të shumta, por shkatërrimi që nga 7 tetori 2023, e ka shtyrë atë në rrënoja. Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, reagimi ushtarak izraelit la zona të gjera në gërmadha.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, 80% e ndërtesave në Gazën veriore janë dëmtuar ose shkatërruar, 97% e banorëve nuk kanë qasje të vazhdueshme në ujë të pastër dhe normat e kequshqyerjes së fëmijëve janë dyfishuar. Infrastruktura thelbësore është e shkatërruar: rrugët janë në rrënoja, spitalet mezi funksionojnë dhe ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta.

“Sigurisht, Izraeli po na bombardon dhe po vret fëmijët tanë, por kush e solli këtë mbi ne?” pyeti Mustafa, një tjetër kritik i Hamasit, i cili foli në mënyrë anonime për shkak të frikës nga persekutimi.

“Kur Hamasi planifikoi sulmin ndaj Izraelit, a nuk menduan se cili mund të ishte rezultati? A mendonin vërtet se Izraeli do e gëlltiste lehtë këtë gjë? Ishte e qartë se ata do bënin kërdinë, kështu që pse udhëheqja na vuri në këtë pozicion që në fillim?” vajtoi ai.

Zemërimi i Mustafas ndaj Hamasit është shtuar nga ajo që ai e sheh si indiferencë ndaj vuajtjeve palestineze.

“Të gjitha lagjet nuk kanë ushqim e ujë, veçanërisht pasi ndihmat humanitare ndaluan së rrjedhuri”, pohoi Mustafa.

“Ndërkohë, udhëheqësit e Hamasit jetojnë rehat, duke grumbulluar furnizime. Ata nuk po vuajnë si ne.”

Pasi Izraeli rifilloi operacionet tokësore në Gaza, kalimet kufitare u mbyllën përsëri, duke ndaluar ndihmën humanitare siç ndodhi në fillim të luftës. Edhe kur ndihma ishte në dispozicion, raportet sugjerojnë se Hamasi dhe aleatët e tij devijuan pjesë të konsiderueshme, duke i lënë palestinezët e zakonshëm të uritur dhe të dëshpëruar.

Një korrupsion i tillë sistemik ka thelluar pakënaqësinë. Palestinezët në Gaza tani janë po aq të indinjuar me lakminë dhe keqmenaxhimin e Hamasit, njësoj si me bllokadën e Izraelit.

Kupa është mbushur?

Për vite me radhë, Hamasi e justifikoi sundimin e tij autoritar si rezistencë të nevojshme për lirinë palestineze. Por pasi duruan cikle të pafundme dhune, shumë banorë të Gazëc e kundërshtojnë këtë narrativë.

“Me vite na kanë thënë se rezistenca do sjellë dinjitet”, tha Mustafa.

“Por çfarë ka sjellë? Uri, vdekje dhe luftë e pafundme. Hamasi po lufton për interesat e Iranit, jo për ne.”

Lidhjet e Hamasit me Iranin dhe lëvizjet e tjera islamike janë bërë gjithnjë e më të diskutueshme. Protestuesit akuzojnë Hamasin se po rrezikon të ardhmen e Gazës duke i dhënë përparësi axhendave të huaja.

“Ata janë duke luajtur bixhoz me jetët tona,” shtoi Mohammad.

“Ne nuk jemi peng në lojërat e tyre gjeopolitike.”

Hamasit nuk i pëlqen ajo që sheh. Ndërsa protestat janë rritur, grupi arrestoi dhjetëra aktivistë dhe qytetarë të zakonshëm, duke i akuzuar ata për spiunazh për Izraelin ose Fatahun, rivali kryesor politik i Hamasit që kontrollon Autoritetin Palestinez.

Kanalet e Telegramit të lidhura me Izraelin dhe Fatahun pretendojnë se Hamasi ka ekzekutuar të paktën gjashtë qytetarë të Gazës të akuzuar për organizimin e protestave, megjithëse RT nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto raporte.

Hamasi pretendon për RT se informacionit në lidhje me grupin “po ndëshkon ata që morën pjesë në protesta nuk ka asnjë provë”.

“Ne besojmë në të drejtën e popullit tonë për të ngritur zërin, ata që dolën në rrugë përfaqësojnë më pak se 1-2% të popullsisë dhe jemi në një kontakt çdo orë me njerëzit për të diskutuar një rrugëdalje”, tha grupi.

Megjithatë, raportet e torturës dhe metodave të tjera radikale kanë frikësuar shumë banorë të Gazës, Mohammad mbetet i vendosur.

“Hamasi mund të përdorë forcën për të na heshtur,” tha ai me vendosmëri, “por nuk mund ta fshijë zemërimin tonë. Sa më fort të na shtypin, aq më të fortë do të bëhemi.”

Mustafa i bëri jehonë këtij mendimi:

“Hamasi e di nëse këto protesta kanë sukses, mbretërimi i tyre ka përfunduar. Kjo është arsyeja pse ata janë të dëshpëruar për t’i shtypur ato – dhe pikërisht pse ne jemi të vendosur të këmbëngulim. Kupa është mbushur.”

Përgjigjia e Hamasit

RT iu drejtua një zyrtari të lartë të Hamasit për një koment. Grupi lëshoi ​​një deklaratë duke pranuar dhimbjen e ndjerë nga banorët e Gazës, ndërsa theksoi unitetin mes palestinezëve.

“Është e drejta legjitime e të gjithëve që të bërtasin me dhimbje dhe të ngrenë zërin me zë të lartë kundër agresionit që synon popullin tonë dhe zhgënjimit me të cilin përballemi nga kombi ynë”, thuhet në deklaratë.

“Populli ynë, me të gjitha fraksionet e tij, qofshin ata që kanë dalë në rrugë apo ata që nuk kanë dale, janë të bashkuar; ne jemi pjesë e tyre, dhe ata janë pjesë e jona.”

Megjithatë, Hamasi dënoi atë që e përshkroi si manipulim të tragjedisë humanitare të Gazës për përfitime politike, duke synuar të largojë vëmendjen nga autori i vërtetë – okupimi izraelit dhe ushtria e tij.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt kritikëve, Hamasi pyeti: “Atyre në Ramallah që ndjekin axhenda të tilla të diskutueshme, ne i pyesim: Ku jeni ju kur bëhet fjalë për vrasjet, zhvendosjet, shkatërrimet dhe aneksimet e vazhdueshme që ndodhin çdo ditë në Bregun Perëndimor? Pse nuk mobilizoheni kundër këtij agresioni, ose të paktën t‘i lejoni njerëzit atje të dalin në rrugë dhe të shprehin kundër këtyre krimeve”?

Hamasi pohoi gjithashtu se kishte plotësuar angazhimet e tij sipas një marrëveshjeje të arritur me Izraelin që synonte ndalimin e luftës.

“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me izraelitët, me qëllimin kryesor për të ndalur luftën ndaj popullit tonë dhe ne kemi përmbushur të gjitha detyrimet tona në përputhje me rrethanat,” tha Hamasi. “Megjithatë, të mbështetur nga amerikanët, izraelitët e kanë shkelur marrëveshjen dhe kanë nisur përsëri luftën. Pavarësisht kësaj, ne jemi ende të përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe kemi pranuar propozimet që na janë paraqitur nga ndërmjetësit.” – vijon deklarata.

 RT

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet1 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook