Lidhu me ne

Radar

Lista e re e “Forbes”: Elon Musk rimerr kreun, kush janë 10 njerëzit më të pasur të botës

Kopertina e Forbes

Lista e re e “Forbes” për miliarderët e botës shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale. Këtë vit lista përmban 3028 emra, një numër rekord që nga publikimi i parë i listës në 1987. Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, shuma më e lartë e të gjitha kohërave.

Musk është përsëri i pari me mbi 300 miliardë USD

Elon Musk rimerr vendin e parë, duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke arritur në 342 miliardë dollarë. Rritja e vlerës së tij neto ka ardhur për shkak të vlerësimit të xAI, SpaceX, si dhe prirjes rritëse të aksioneve të Tesla gjatë 12 muajve të fundit, pavarësisht rënies së muajve të fundit. Musk bëhet personi i parë që ka kaluar ndonjëherë 300 miliardë dollarë pasuri personale.

Trump dyfishoi pasurinë e tij

Presidenti amerikan Donald Trump ka parë pasurinë e tij të dyfishohet duke arritur tashmë në 5.1 miliardë dollarë falë aksioneve të tij në Trump Media & Technology Group dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në hapësirën e kriptomonedhave.

“Është një tjetër vit rekord për më të pasurit në botë, pavarësisht pasigurisë ekonomike dhe tensioneve gjeopolitike në rritje”, – tha Chase Peterson-Whitehorn, redaktori i pasurisë në Forbes. “Nga Elon Musk te Howard Latnick dhe miliarderët e tjerë që po depërtojnë gjithnjë e më shumë në qeverinë amerikane, ndikimi i tyre po zgjerohet vazhdimisht”.

Zuckerberg dhe Bezos në top pesëshe

Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg i Facebook me një pasuri të vlerësuar prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos i Amazon pason në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë.

Dhjetëshja e parë plotësohet nga:

6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë USD.

7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë dollarë.

8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë.

9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 124 miliardë.

10: Steve Ballmer, ish-CEO i Microsoft-it nga viti 2000 deri në 2014 mbyll vendin e dhjetë me 118 miliardë.

Hyrjet e reja: Nga Springsteen në Schwarzenegger

Lista e vitit 2025 përmban 288 miliarderë të rinj që shfaqen për herë të parë, duke përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO i Alphabet/Google, Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe 28-vjeçarin, bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexander Wang, miliarderi më i ri në botë.

Vendet me më shumë miliarderë

Shtetet e Bashkuara ruajnë epërsinë me 902 miliarderë, një numër rekord, me një vlerë totale prej 6.75 trilionë dollarë. Kina pason në vendin e dytë me 450 miliarderë dhe India në të tretën me 205 persona.

Numri i njerëzve me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë arriti gjithashtu një nivel rekord, me 15 persona në mbarë botën, nga 14 që ishin vitin e kaluar dhe asnjë në 2017. Ky “klub” i mbyllur i “super të pasurve” zotëron një total prej 2.4 trilionë dollarësh ose rreth 15% të pasurisë totale të të gjithë miliarderëve, edhe pse ata përfaqësojnë vetëm 0.5% të personave.

107 persona dolën nga lista këtë vit, duke përfshirë trashëgimtarin e Hermès, Nicolas Pess dhe pronarin e Hobby Lobby, David Green, ndërsa 32 miliarderë vdiqën gjatë vitit të kaluar.

MË TEPËR

Aktualitet2 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore2 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Facebook