Lidhu me ne

Mix

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin.

Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja.

Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhen.

Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit.

Sipas ekspërtëve vetëm disa mënyra dhe një stil i caktuar jetese mund të jetë efikas në parandalimin e kësaj sëmundje.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga rekomandimet më të reja dhe të vlefshme të mjekëve rreth diabetit.

Përse dieta me bazë perimet

Siç dihet diabeti i tipit 2 apo paradiabeti janë më të lehtë për tu trajtuar dhe kuruar edhe nga gjithsecili me fare pak përpjekje.

Nëse nuk doni t’a përkeqësoni sëmundjen, mjekët rekomandojnë që të fokusoheni tek stili i shëndetëshëm i jetesës.

Dieta me bazë perimet është mënyra më e mirë për të mbajtur në nivelin e duhur të sheqerit.

Megjithëse mund të përfshijë një shumësi përbërësish dhe ushqimesh, jo të gjitha janë të rekomanduara për diabetin.

Nëse konsumoni shumë drithëra, ushqime që përbajnë niseshte apo sheqer nga frutat sëmundja me shumë mundësi do të avancojë.

Sipas mjekëve edhe mishi apo vitaminat e marra nga kafshët mund të jenë faktorë kyç të zhvillimit të diabetit.

Kjo gjë ndodh kur ushqimet që ju merrni janë të përpunuara, pra edhe nëse janë dietike përbërësit e tyre të shtuar gjatë përpunimit në fabrika janë të dëmshëm.

Kjo për shkak se këto ushqime nëse konsumohen në sasi të mëdha bëhen rezistente ndaj insulinës duke krijuar disbalanca në organizëm.

Çfarë të konsumoni

Sigurohuni që të merrni sa më shumë ushqime të pa përpunuara, pra sa më shumë perime të freskëta.

Kini kujdes me porcionet e pjatave që konsumoni, nëse keni vendosur të shijoni ndonjë pjatë mishi atëherë alternojeni me një sasi të madhe perimesh.

Perimet jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatrat do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe do të mbajnë organizmin në formë.

Teprimi me ushqimin, qofshin këto fruta apo perime sërisht nuk është i rekomandueshëm pasi shkaktojnë një sërë problemesh serioze.

Gjithësesi tek e ngrëna shëndetëshëm me bazë perimet, është vështirë të teprohet me sasitë.

Kjo pasi perimet duke qënë të pasura me fibra kanë fuqinë të ngopin dhe mbushin shpejt stomakun./AgroWeb.org

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar9 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix9 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook