Lidhu me ne

Kritike

Deklarata e të Ardhurave, një havale më shumë që ngatërron njerëzinë

Sot përfundon afati i deklarimit të të ardhurave vjetore, që ka si risi këtë vit uljen e pragut të deklarimit. Për ata që kanë të ardhura vjetore bruto 1 200 000 lekë e më shumë janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat nëse janë resident tatimor në Shqipëri.

Drejtoria e Tatimeve ka realizuar edhe një video që “sqaron” duke ngatërruar dynjanë sesi plotësohet formulari. Video të sqaron se deklarimi i të ardhurave duhet t’i bëhet tatimeve përmes një formulari ku vendosen shuma, bëhen zbritje të tatimit, shtohen zëra e të tjera me radhë, e gjitha punë e një financieri apo kontabilisti.

Ndërkohë të gjitha të dhënat janë të depozituara në portalin e-albania, ndërfaqësohen aty nga kontributet e punëdhënësit. Dhe po flasim për pagat. Masa e gjobës nga sa raportohet lart e poshtë është 3 000 lekë shto gjobë dhe kamatë.

Nëse sheh termat e sistemit e-tax ku duhet të regjistrohesh aty rikonfirmohet edhe njëherë diskriminimi i qytetarit që i mohohet e drejta e çregistrimit, i kërkohet të ketë kujdes me të dhënat, të raportojë për ndryshimin e tyre përkundër të drejtave që ka sistemi për të bërë çregjistrimi, ndryshime, ka madje edhe të drejtën e defektit dhe mohimin e shërbimit kur ka defekt.

Paradoksi qëndron në atë se ndërohë që propagandohet digjitalizimi dhe thjeshtimi, formulari me letra digjitale shtohet e shtohet me ndryshimin se sistemi është një lloj burgu fiktiv që është aty vetëm për të krijuar idenë se ka shtet e po bëhet më i mirë, kur në fakt është një havale më shumë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

Ajo që po ndodh në Gaza, është përtej imagjinatës njerëzore

Nga një koment i radios publike gjermane Deutschlandfunk Ajo që po ndodh në Gaza është e vështirë të përshkruhet me...

Mix19 orë më herët

Si të shmangni helmimin nga ushqimi

Përzerje, dhimbje barku, diarre ose të vjella – dhe herë pas here temperatur dhe ethe. Helmimi me ushqim është zakonisht...

Mix19 orë më herët

Vera e kuqe nuk është e shëndetshme. Studimi: Nuk parandalon as kancerin, as sëmundjet e zemrës

Hulumtimet për lidhjen e saj me kancerin kanë nxjerrë një rezultat shumë befasues dhe  një lajm të keq edhe për...

Mix20 orë më herët

10 gratë më të pasura në botë!

Prania e grave miliardere në listën e Forbes u rrit, duke përfaqësuar 13.4% të totalit prej miliarderëve, 3028 prej tyre...

Radar21 orë më herët

Përgjim masiv në Shqipëri? Ekspertët ngrenë alarmin për teknologjinë DPI

Ekspertët Besmir Semanaj dhe Tomi Kallnaxhi Në Shqipëri janë vendosur disa pajisje të cilat kryejnë Deep Packet Inspection, DPI, një...

Mix21 orë më herët

Plazhet më të mira në Shqipëri sipas CN Traveller

Ndërsa një sërë vargmalesh përshkojnë anën lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve paradisiake ku dielli...

Mix21 orë më herët

Gruaja e Adam Sandler luan në shumë nga filmat e tij?

Prej më shumë se dy dekadash, filmat e Adam Sandler fshehin një detaj të bukur që pak fansa e dinë:...

Mix21 orë më herët

Princ Harry nuk qenka shumë i lumtur që Meghan Markle përdor fëmijët për reklamë

Zërat thonë se princ Harry “nuk është shumë i lumtur” me Meghan Markle-in, që përdor fëmijët e tyre për të...

Radar22 orë më herët

Rama: Më 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin....

Radar22 orë më herët

Djuro Macut, kryeministri i ri i Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka caktur mjekun endokrinolog, Djuro Macut si kryeministër të ri të vendit që do të duhet...

Facebook