Përfaqësues të Aleancën Kundër Importit të Plehrave (AKIP) dhe shoqërisë civile protestuan sot para kryeministrisë kundër ligjit të importit të plehrave.
Qytetarët i bënë thirrje presidentit Nishani të mos e dekretojë ligjin. Ata kërkuan mbajtjen e referendumit që kryeministri Rama, me anulimin e ligjit në 2013-ën, e bëri të panevojshëm.
Në mënyrë simbolike, qytetarët me kartona të kuq në duar e të veshur me qese plastike plehrash, qytetarët u shprehën se miratimi i ligjit nga Qeveria Rama është një tradhëti kombëtare që bie ndesh me interesat e qytetarëve.
Përfaqësues të AKIP deklaruan se protestat do të vazhdojnë, paralelisht me mbledhjen e firmave të nevojshme për mbajtjen e refendumit.
Kryeministri Rama, ndërkohë zgjodhi të mos ishte në kryeministri gjatë protestës. Ai, i pranishëm në Asamblenë e PS, ju përgjigj protestuesve se ligji, ndryshe nga sa prentendojnë protestuesit, do ta pastrojë më shumë Shqipërinë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu