Radar
Edmond Spaho ngel pa lekë, “lyp” te demokratët: Më ndihmoni të mbuloj shpenzimet e fushatës, ja ku e keni numrin e llogarisë

Nuk kanë fund perlat dhe çuditë nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Pasi futi Berisha me “kuç dhe me maç” aty, tani duket se ka dalë në pah një tjetër fenomen.
Kandidatët po i mbulojnë vetë shpenzimet e fushatës dhe kjo ka zbrazur xhepat e tyre. Një ndër ta është Edmod Spaho, i cili ka dashur që të përfitojë nga fushata duke vënë ca pare nga demokratët. Ai ka bërë një status në Facebook, duke publikuar të dhënat bankare dhe kërkon që secili të kontribuojë ta ndihmojë në fushatë.
Por Mondi ka harruar se është subjekt i PD dhe kontributet duhet të shkojnë për partinë dhe jo kandidatët. Mirëpo duket se shpejt e ka kuptuar gabimin dhe e ka fshirë postimin. Gjithsesi ne e kemi ruajtur para se Mondi ta “asgjësonte”.
