Mix
Justin Baldoni shfaqet me pamje të re në mes betejës ligjore me Blake Lively

Aktori i njohur Justin Baldoni ka dalë me një stil të ri flokësh duke i shkurtuar. Ky vendim i tij vjen gjatë betejës ligjore me Blake Lively e cila e paditi aktorin për ngacmim seksual.
Baldoni, 41 vjeç, u kundërpërgjigj me një padi për shpifje prej 400 milionë dollarësh ndaj Lively-t, bashkëshortit të saj Ryan Reynolds dhe publicistit të saj, ndërsa paditi edhe New York Times për raportimet mbi çështjen.

Së fundmi, Reynolds ka kërkuar përjashtimin nga padia, ndërsa burime pranë Baldonit thonë se ekipi i tij ligjor po shqyrton përfshirjen e mundshme të Disney-t në atë që ai e quan një fushatë shpifjeje kundër tij.
Pavarësisht suksesit të filmit me Lively, “It Ends With Us”, aktori ka pranuar se ka përjetuar ankth të madh që nga publikimi i tij. Beteja ligjore mes dy ish-bashkëpunëtorëve mbetet një nga temat më të diskutuara në Hollywood.