Lidhu me ne

Mix

Pse të gjithë po flasin për serialin “Adolescence” dhe çfarë mund të mësojnë prindërit prej tij

Pse të gjithë po flasin për serialin “Adolescence” dhe çfarë mund të mësojnë prindërit prej tij

Përshkallëzimi në klasifikimin e serialit më të diskutuar të momentit “Adolescence”, i këtij seriali britanik gjithëpërfshirës i cili na ka shtyrë në momente të rëndësishme reflektimi. Suksesi i tij nuk ndalet vetëm tek aftësia dhe profesionalizmi i prodhuesve të këtij seriali apo dhe i kastit të aktorëve, por edhe në skenat e xhiruara tërësisht në sekuencë dhe me temë trajtimi që janë shqetësuese dhe konkrete.

Ajo që në fillim duket si filmi thriller i rradhës me protagonist kryesor Jamie-n, një adoleshent i akuzuar ( edhe fajtor) në vrasjen e shoqes së tij  të shkollës, është në të vërtetë shumë larg fokusit të misterit klasik për gjetjen e fajtorit. E kundërta, në këtë film fokusi është në gjetjen e fajeve, të shkaqeve dhe dhimbjeve që vijnë për pasojë të këtij akti. Poicia këmbëngul dhe vazhdon të kërkojë përgjigjet tek një djalë konfuz, tek një nënë e shkatërruar dhe tek një baba i tronditur nga veprimet e të birit që sot nuk po e njohin më. Edhe pse jo i veshur nën petkun e një vrasësi!

Por historia e kësaj familje është shumë më e zakonshme sesa do të dëshironim ta pranonim. Në 10 vjeçarin e fundit vrasjet vullnetare të kryera janë pakësuar në 33 % por numri i atyre të kryera nga minorenët thuajse është trefishkuar në dy vitet e fundit dhe me armë të ftohta si thika edhe në rastin e Jamie-t.

Është pikërisht në këtë statistike transparente dhe shume sterile që seriali “Adolescence” e vendos tehun e saj: Çfarë e shtyn një djalë të vogël në një gjest kaq të dhunshëm?

“Nuk e dijmë se çfarë kalon në mendjen e një djali kaq të ri në atë moshë…dhe pikërisht në gjëra të tilla duhet të përqëndrohemi kur përballemi me tematika të kësaj natyre. Sepse ndodh që edhe prindërit më të dashur dhe më të kujdesshëm lodhen ti shohin fëmijët e tyre në tërësinë e tyre, me dritat dhe errësirën e tyre.

Prindërit e Jamie-t nuk është se nuk janë të pranishëm, nuk ështe as se janë prindër të paaftë por ndodhi që e vërteta i përballi me një të papritur të hidhur. Ata nuk arrijnë të kuptojnë që veprimet e të birit janë fryt i dhimbjeve të heshtura , të bulizmit të përjetuar dhe të një ekspozimi me botën e jashtme që lë gjurmë shpeshherë të pakthyeshme.

Rruga e vetme që ne prindërit kemi për të kundërshtuar këtë fenomen është vetëm rruga e diaolgut, e komunikimit të hapur dhe të qenit pranë tyre edhe kur ata shprehen se nuk kanë nevojë.

Po të pyesin veten të gjithë ata që kanë pasur rastin ta ndjekin këtë serial gjithëpërfshirës, çfarë do të kishte ndodhur me Jamie e viktimën , nëse ai djalë do të kishte  gjetur hapsirën dhe mënyrën për të folur para se të kryente aktin dhe para dhimbjes së përjetuar?

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook