Lidhu me ne

Mix

4 ushqime për flokë të shëndetshëm!

4 ushqime për flokë të shëndetshëm!

Për të pasur flokë të fortë dhe me shkëlqim, duhet të ndiqni një dietë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por për flokë më të shëndetshëm duhet të konsumoni patjetër ushqimet e renditura më poshtë.

1) Veza

Vezët janë të pasura me biotinë. Biotina është një vitaminë esenciale për rritjen e flokëve, por edhe për shëndetin e kokës në përgjithësi. Ushqime të tjera që përmbajnë sasi të konsiderueshme të biotinës janë: bajamet, salmoni, avokadoja dhe djathërat me yndyrë të ulët etj.

2) Spinaqi

Spinaqi konsiderohet një ushqim i mirë për floket, për shkak të acidit folik dhe hekurit që përmban. Acidi folik është një vitaminë që ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut ndërsa hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjen. Në rastet e mungesës së hekurit, qelizat nuk mund të marrin oksigjen të mjaftueshëm për të punuar si duhet dhe si pasojë mund të kemi edhe humbje të rënda të flokëve. Kjo është arsyeja pse ju duhet të hani ushqime që përmbajnë acid folik dhe hekur, raporton dritare.net

3) Specat

Specat e kuq, të gjelbër dhe të verdhë janë të pasur me vitaminën C. Vitamina C ndihmon në ruajtjen e shëndetit të flokëve në dy mënyra. Së pari, vitamina C rrit hekurin, i cili merret me anë të konsumimit të ushqimeve me origjinë bimore. Së dyti, vitamina C kontribuon për prodhimin e kolagjenit, i cili prodhon dhe rigjeneron flokët. Mangësitë e vogla të kësaj vitamine mund të krijojnë flokë të thatë që këputen shumë lehtë. Ushqime të tjera që përmbajnë vitaminë C janë: luleshtrydhet, kivit, agrumet, brokolit dhe domatet.

4) Midhje

Midhjet janë një burim shumë i mirë i zinkut. Zinku është element bazë i keratinës (një komponent bazë i flokut). Nivelet e ulëta të zinkut shkaktojnë humbjen e flokëve dhe rritjen e ngadalshme të tyre. Ushqime të pasura me zink janë: ushqimet e detit, mëlçi, mish viçi, drithërat, djathërat dhe kosi.

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix15 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar16 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix16 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix16 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix16 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix16 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike17 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport17 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix17 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook