Radar
Si të krijoni një ambient të shëndetshëm pune
Nëse punonjësit tuaj e kalojnë të gjithë ditën e punës ulur përpara kompjuterit, pa u shkëputur fare, ata mund të jenë të predispozuar të preken nga sëmundje të ndryshme në sajë të jetës sedentare që bëjnë. Kjo do të jetë edhe me pasoja për kompaninë, sepse punonjësit do të bëjnë mungesa të shumta për shkak të sëmundjeve që t’ju shkaktohen.
Në një prej artikujve të publikuar në ‘Washington Post’, Brigite Schulte shprehet se mesatarja e orëve që punonjësit qëndrojnë ulur në punë është 7 orë. Po t’i shtojmë kësaj kohe edhe atë që qëndrojmë ulur në makinë, gjatë pushimit të drekës dhe pjesën tjetër të ditës që mund ta kalojmë duke parë një film apo duke lundruar në internet, pasojat e këtij veprimi për shëndetin tonë do të ishin fatale dhe kjo sepse në mënyrën tonë të jetës së përditshme nuk është i përfshirë aktiviteti sportiv.
-Efektet anësore të një jete sedentare mund të ishin:
-Probabilitet më të madh për të pësuar atak kardiak
-Probabilitet më të lartë për t’u prekur nga 2 lloje të diabetit
-Probabilitet më të lartë që të vuajnë nga depresioni
-Probabilitet më të lartë për t’u prekur nga virozat e stinës
Aktivitete fizike të rekomanduar gjatë orarit të punës
Sipas disa studimeve të fundit angleze, ushtrimet fizike gjatë orarit të punës janë të nevojshme:
Të vendosni politika brenda kompanisë, të cilat e nxisin lëvizjen gjatë orëve të punës.Shumë prej punonjësve mund të tregohen të kujdesshëm që të mos lëvizin gjatë orarit të punës duke mos e kuptuar që kjo është në dëm të shëndetit të tyre. Prandaj këshillohet që ju të vendosni politika brenda kompanisë që të nxisin lëvizjen, p.sh. vendosjen e alarmit çdo një orë në kompjuterët e gjithësecilit për t’i kujtuar që është ora për t’u ngritur nga tavolina.
Të organizoni mbledhjet në këmbë. Në vend që të organizoni mbledhje ku të gjithë rrinë ulur, mund të propozoni që ato t’i zhvilloni në këmbë. Një ide mjaft e mirë është që mbledhjet t’i zhvilloni edhe në ambiente të hapura, si p.sh gjatë verës t’i zhvilloni në ambientet e gjelbra të kompanisë.
Të blini karrike dhe tavolina lëvizëse. Ka një shumëllojshmëri modele tavolinash dhe karrikesh lëvizëse, nga ato më të lirat e deri tek ato më të shtrenjtat. Këto mobilie lëvizëse zyrash nuk janë të mira vetëm për punonjësit, por janë edhe për ambientin sepse janë lehtësisht të përshtatshme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu