Kioske
Obama në xhami: Sulmi ndaj Islamit sulm ndaj të gjithëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se paragjykimi kundër çdo segmenti të shoqërisë amerikane që përçan strukturën shoqërore “duhet të trajtohet me kohë”.
Komentet e presidentit Obama janë bërë të mërkurën, gjatë vizitës së tij të parë në një xhami që nga koha kur është zgjedhur president.
“Paragjykimi ndaj myslimanëve ushqehet nga injoranca në mesin e amerikanëve për komunitetin dhe besimin islam”, tha Presidenti amerikan.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë dënoi atë që e cilësoi si “retorikë te pafalshme politike” në lidhje me besimin Islam, duke iu referuar dukshëm komenteve te bëra gjatë fushatës nga kandidati republikan për president, Donald Trump.
“Shumë dëgjojnë për myslimanët pas ndonjë akti terrorist, apo dëgjon të shtrembëruara portretizimet që mediat dhe televizioni i identifikon ata, duke bërë që të krijohet një përshtypje tjetër, tërësisht e gabuar”, tha Obama
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu