Lidhu me ne

Radar

“S’do i lëmë shqiptarët në dorën e sistemit të drejtësisë Soros, do e reformojmë” – Berisha


Reformim të sistemit të drejtësisë paralajmëroi sot kreu i PD-së Berisha, diçka të cilën e ka përsëritur jo pak herë muajt e fundit.

Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të jetë vend i besueshëm për qytetarët dhe investitorët pa drejtësi të pavarur duke nëvizuar se drejtësia e sotme është e njëjtë me atë në kohën e diktaturës.

“Shqipëria nuk mund të jetë kurrë vendi i shtetit ligjor, nuk mund të jetë kurrë vend i besueshëm për qytetarët e saj dhe investitorët pa një drejtësi që funksionon mbi parimet ndërkombëtare të sistemit të drejtësisë. Pa një drejtësi të pavarur, pa një drejtësi të varur në ligj, të varur në Kushtetutë. Drejtësia politike shqiptare përbën rrezikun më madhor për të sotmen dhe të ardhmen e kombit. Askush të mos mendojë se kjo drejtësi dallon nga një drejtësi e diktaturës. Miqtë e mi, ata që kanë jetuar vite e dekada në diktaturë, e dinë mirë se para skuadrave të pushkatimit kalonin edhe kriminelët. Nuk mund të themi se diktatura e shkuar kishte tolerancë ndaj krimit. E them këtë sepse duke u nisur nga disa ndëshkimet që u bëhen zyrtarëve të korruptuar, duan të përligjin përdorimin e saj si shpatë politike kundër kundërshtarëve. Po kjo është diktaturë.” – tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi më tej se reforma në drejtësi është bërë nga Xhorxh Soros dhe ajo i ka lënë shqiptarët pa procese ligjore të ndershme.

Berisha paralajmëroi se nuk do e tolerojë drejtinë e bërë sipas reformës Soros dhe se me ndihmën e Komisionit të Venecias do e reformojë atë.

“U them këtyre zotërinjve, se kjo reformë e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët, iu privoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm. Nuk ka proces ligjor të ndershëm nëse pret 15 vite për të marrë vendimin. Dhe kjo ndodh në mes të Europës, kjo ndodh para projektorëve të saj. Dhe u dashka ne të pranojmë të lëmë qytetarët tanë pa sistem drejtësie për një akt korrupsioni ndërkombëtar të paparë? Kurrë. Ne nuk humbasim besimin tonë tek Komisioni i Venecias. Jo. Tek institucionet evropiane dhe amerikane. Por reformën e drejtësisë e bënë ata që shkruajtën Kushtetutën e vitit 1974. Janë sorosianët më të thekur të rajonit dhe Tiranës. Janë ekspertë mashtrues, falsifikatorë të huaj. Me dokumente!

Dhe tani kjo mbrohet si e shenjtë. Mos na shani reformën. Kujt ia thonë? Po pse, mund të sakrifikohet e drejta e një populli për të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm? Po a e dini ju se çfarë po ndodh? Në qoftë se para 3 vitesh kishte 130 mijë dosje stok, tani stoku është 150 mijë. Ju mor të bërtisni, u them këtyre që bërtasin nga mëngjesi gjer në darkë se po sulmohet sistemi, jo mor, po mbrohen qytetarët.

Se ky është një krim i shëmtuar, të lësh një popull pa proces gjyqësor të drejtë, i ke bërë gjëmën atij populli. Ndaj dhe reforma do bëhet. Ne do reformojmë. Ndaj dhe siguroj se një reformë e sistemit të drejtësisë me Komisionin e Venecias dhe miqtë e aleatët më të mirë të Shqipërisë, institutet respektove që merren me të drejtën, do bëhet.” – theksoi Berisha.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix18 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix18 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix19 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix19 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix20 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix20 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix20 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix20 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook