Lidhu me ne

Kioske

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

timothy-garton-ash.jpg
Timothy Garton Ash*

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm evropian të Francës, përgjigja është “Jein!” (një fjalë  që në gjermanisht përfshin “ja”-në për po dhe “nein” për jo).

Pra, Emmanuel Macron paska pasur të drejtë, në 2017, kur teksa po ribetohej si president i Francës na paralajmëroi për një tendencë afatgjatë të largimit të SHBA-ve. Evropa duhet të jetë e gatshme të mbrojë veten, ishte mesazhi i tij.

Tani, përballë Donald Trumpit, një presidenti që po sfidon angazhimin 80-vjeçar amerikan për mbrojtjen e Evropës kundër Rusisë, euro-atlantistët e përjetshëm si puna ime, duhet të pranojnë se na nevojitet jo vetëm një Evropë me më shumë fuqi të shtuar – diçka të cilën e kam argumentuar gjithmonë – por edhe mundësia reale e “autonomisë strategjike” evropiane. Oui, Monsieur le Président, ju thatë të vërtetën.

Megjithatë, “en même temps” (në të njëjtën kohë-frengjisht në tekstin origjinal të përkthyer nga Lapsi.al), për të rimarë shprehjen e famshme të Macron, ne duhet të përgjigjemi me “Non”. Duhet të themi “Jo” pasi De Gaulle, një njeri i madh i kohës së tij, besonte se aftësia për tu mbrojtur duhet të jetë ekskluzivisht kompetencë e shtetit kombëtar; se Komuniteti Evropian, që atëherë ishte duke lindur duhej të përbëhej nga një Evropë shtetesh të veçanta (një version i ndarë i Bashkimit Evropian tek i cili partitë nacionaliste populiste të së djathtës aktuale ëndërrojnë të kthehen); se Britania duhet të përjashtohej nga projekti evropian (nga kjo buron edhe “Non!”-ja e tij e famshme ndaj anëtarësimit të Britanisë në atë komunitet që po lindte); dhe se Evropa duhet të ndërtohej si një kundërpeshë ndaj SHBA-ve, duke pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Por, mbi të gjitha, çdo plan realist për të mbrojtur veten nga Rusia e Vladimir Putinit duhet të fillojë me organizatën e vetme ushtarake serioze që ekziston, sot për sot, në Evropë. Ajo është NATO. Brenda saj gjenden forcat e trajnuara dhe të ndërveprueshme nga të gjitha vendet anëtare të kësaj aleance, komanda dhe kontrolli, operacionet komplekse të koordinuara ajrore, planet e detajuara për forcën reaguese, të cilës mund ti duhet të shkojë në mbrojtje të kufirit lindor, po ashtu edhe një shkallë e nevojshme e besueshmërishë (pothuajse tërësisht amerikane), se në rast rreziku mund të përdoret mbrojtja bërthamore. BE-ja nuk ka asgjë tjetër të ngjashme. Historia mund të kishte qenë ndryshe nëse ideja origjinale për të ndërtuar një Evropë më të integruar rreth mbrojtjes nuk do të ishte vrarë nga votat e Gaulistëve (dhe komunistëve) në asamblenë kombëtare franceze, në vitin 1954. Siç e kujton biografi i De Gaulle, Julian Jackson, ai “nuk sulmoi asnjë organizatë mbinacionale më ashpër se sa Komunitetin e Dështuar të Mbrojtjes Evropiane”.

Kështu që, pa marrë parasysh preferencat ideologjike mes Gaullistëve apo Atlantistëve, nëse dikush mendon seriozisht për mbrojtjen e Evropës, pikënisja e tij duhet të jetë NATO – dhe pastaj të shikojë se si mund ta bëhet ajo më evropiane, në kohën më të shpejtë të mundshme.

Ndërkohë, gjithashtu, përballë pasigurisë të thellë që ngjall Trump, duhet të mendojmë nga e para për të zgjeruar ndikimin e frikësimit bërthamor (një doktrinë që synon me anë të armëve bërthamore të pengojë kundërshtarin që të sulmojë i pari-shenim i Lapsi.al) francez dhe britanik. BE-ja tani po bëhet një lojtar i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes, sidomos në mbështetje të Ukrainës.

Por për shkak se si BE-ja po ashtu edhe NATO kanë në gjirin e tyre anëtarë bllokues, që janë miqësorë me Putin si psh. Viktor Orbán, i Hungarisë, disa nga angazhimet e avancuara për mbrojtjen e kontinentit do të kërkojnë “koalicione vullnetmira” si ai për Ukrainën, për të cilin kryeministri britanik, Keir Starmer, punoi ngushtë me presidentin francez.

Një ish-ministër francez për Evropën, Clément Beaune, postoi një foto të takimit të improvizuar të liderëve evropianë, turq dhe kanadezë që Starmer organizoi në Londër me diçiturën “Les États unis” (Shtetet e Bashkuara). Por ka një dallim të madh mes të qenit “shtete të bashkuara” dhe të qenit Shtetet e Bashkuara, pra Amerikës si një shtet i vetëm që është në gjendje të përdorë një fuqi të madhe vdekjeprurës vetëm me një vendim që qeverisë së saj. Kështu që sfida për Evropën është të bëjë një kalim të shpejtë, koherent dhe të besueshëm nga siguria që kemi shijuar për gati 80 vjet, falë një aleance të udhëhequr nga SHBA, drejt një Evropë pa një shtet të vetëm hegjemon, e cila megjithatë duhet të jetë në gjendje të mbrojë veten kundër fuqive të mëdha agresive. Kjo është një detyrë me peshë. Të jesh një fuqi e madhe jo-hegjemone në rregullimin e tregjeve ekonomike ose në politikën e tregtisë është një gjë; ta bësh këtë në fushën më të vështirë, atë të fuqisë të ashpër, e cila kërkon që djemtë dhe vajzat  e vendeve tona të jenë të gatshëm të sakrifikojnë jetët e tyre, është komplet tjetër.

Ka tre pengesa kryesore për arritjen e këtij qëllimi ambicioz, por që ëshë shndërruar në ekzistencial. E para është kuptimi historik shumë i ndryshëm që kanë shtetet evropiane, kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Në një krizë ndërkombëtare, çdo kryeministër britanik mendon se duhet të jetë Winston Churchill-i dhe çdo president francez, De Gaulle. Modelet kombëtare të roleve të liderëve të tjerë evropianë janë më pak të qarta – kancelari i pasluftës Konrad Adenauer për Gjermaninë? Marshalli i periudhës ndërmjet luftërave Józef Piłsudski për Poloninë? Ministri i jashtëm i “orës së Evropës” në vitet 1990, Jacques Poos për Luksemburgun? 

Por instinktet dhe kulturat e tyre strategjike janë tejet të ndryshme.

Prandaj, qasja që Evropa ka nevojë është një Churchillo-Gaullizëm, duke kombinuar më të mirën e dy traditave më me influencë të kontinentit tonë kur bëhet fjalë për një botë në luftë. Kjo është një formulë për të cilën jo vetëm Macron dhe Starmer, por ndoshta edhe shumica e liderëve evropianë mund të pajtohen.

*Timothy Garton Ash është historian, shkrimtar, politolog dhe kolumnist i së përditshmes Guardian.

MË TEPËR

Kioske1 orë më herët

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajSali Berisha Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim...

Kioske1 orë më herët

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm...

Radar1 orë më herët

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Policia ka mësyrë...

Kryesore2 orë më herët

Eldian Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me vlera qytetare e kontribut në qytetin e Kavajës.

Shoqëria ka nevojë për njerëz të rinj, të mirëshkolluar, familjarë të rregullt dhe sidomos sipërmarrës të arrirë që kanë ditur...

Kryesore3 orë më herët

Rama tallet me partitë e reja: Vendosën baballarët e tezet në listat e mbyllura

Edi Ram Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Elbasani partitë e reja opozitare duke i konsideruar si moçale të vogla...

Radar3 orë më herët

A po përgatitet Donald Trump për luftë me Iranin?

Shkruar nga Pierre Haski*Donald Trump / “Çdo e shtënë nga rebelët Huthi, do të cilësohet nga ky moment e tutje...

Radar5 orë më herët

Arrestohet rivali kryesor i Erdogan, lëshohen 100 urdhër arreste për bashkëpunëtorët e tij; në pranga gazetarë e biznesmenë

Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryebashkiaku i Stambollit shprehet se po përgatitet për arrestimin...

Mix21 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix21 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix23 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Facebook