Lidhu me ne

Radar

Arrestohet rivali kryesor i Erdogan, lëshohen 100 urdhër arreste për bashkëpunëtorët e tij; në pranga gazetarë e biznesmenë

Arrestohet rivali kryesor i Erdogan, lëshohen 100 urdhër arreste

Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryebashkiaku i Stambollit shprehet se po përgatitet për arrestimin e tij dhe deklaron se nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdojë luftën kundër Erdoganit.

Zhvillime dramatike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi, pasi një operacion i madh policor është kryer herët në mëngjes për të arrestuar Ekrem Imamoglun pas një hetimi për ngjarjet në bashkinë e Stambollit. Sipas mediave turke operacioni që përfshin 3,000 oficerë policie ka vënë në pranga 100 persona që janë bashkëpunëtorë të kryebashkiakut të Stambollit.

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu është arrestuar për korrupsion, raporton Bloomberg.

Sipas informacioneve, janë lëshuar urdhra paraburgimi ndaj qindra personave të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë. Akuzat variojnë nga korrupsioni te terrorizmi.

Në një video të postuar në X, Imamoglu tha se qindra oficerë policie u shfaqën në shtëpinë e tij.

“Më vjen keq të them se një grusht mendjesh po përpiqen të uzurpojnë vullnetin e kombit tonë. Policët e mi të dashur, forcat e sigurisë së vendit po ju përdorin si instrumente të së keqes. Kjo është tirani. Por dua ta dini se nuk do të dorëzohem. Ju dua shumë të gjithëve, mbështetem te kombi. Le ta dijë i gjithë kombi im se nuk do të përkulem.”, ka shkruar 53-vjeçari.

Ekrem Imamoglu mori drejtimin e bashkisë së Stambollit në vitin 2019, kur ai rrëmbeu metropolin në Bosfor nga AKP pas 20 vitesh në pushtet, duke fituar edhe pas rinumërimit të kërkuar në atë kohë nga mbështetësit e Erdoganit. Një vit më parë, ai fitoi për herë të dytë duke konkurruar i vetëm kundër kandidatit të AKP-së.

Fitoret që e kanë bërë atë ndër kandidatët më të besueshëm për të sfiduar dominimin e Presidentit Rexhep Erdogan, dhe një nga armiqtë e tij kryesorë.

Sipas një deklarate të prokurorisë së Stambollit për hetimin e parë, gjithsej 100 persona, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë, dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete kriminale në lidhje me tenderat e caktuar të dhënë nga bashkia. Në hetimin e dytë përfshihet Imamoglu dhe gjashtë të tjerë për ndihmë ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ndalimi erdhi një ditë pasi Universiteti i Stambollit anuloi diplomën e Imamoglut, me pretendimin se është false. Sipas universitetit, diploma përmban “gabime të dukshme”. Diploma nga Universiteti Amerikan Girne (GAU) në Qipron Veriore e lejoi atë të regjistrohej në Universitetin e Stambollit në vitin 1990, por që mund të mos konsiderohet e vlefshme në Turqi.  

Marrja e diplomës universitare është një nga kërkesat për të kandiduar për president të Republikës  dhe Imamoglu kishte shpallur tashmë synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. 

Kryebashkiaku i Stambollit e quajti të paligjshëm vendimin e universitetit, duke argumentuar se bordi drejtues nuk kishte të drejtë të anulonte diplomën dhe një vendim i tillë i takonte vetëm  “Bordit të Drejtorëve të Administrimit të Biznesit”, fakultetit ku ai studionte.

“Po afrojnë ditët kur ata që morën këtë vendim do të mbajnë përgjegjësi përpara historisë dhe drejtësisë. Marshi i kombit tonë, i etur për drejtësi, ligj dhe demokraci, nuk mund të ndalet”, shkroi Imamoglu në një mesazh në X pak orë përpara se policia të bastiste shtëpinë e tij.

MË TEPËR

Radar17 minuta më herët

Arrestohet rivali kryesor i Erdogan, lëshohen 100 urdhër arreste për bashkëpunëtorët e tij; në pranga gazetarë e biznesmenë

Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryebashkiaku i Stambollit shprehet se po përgatitet për arrestimin...

Mix17 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix17 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix18 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike19 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet19 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix19 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar20 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix20 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Mix20 orë më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Facebook