Lidhu me ne

Radar

Tronditet “Shqipëria Madhështore” – Selami Jenisheri braktis koalicionin e Berishës

Tronditet "Shqipëria Madhështore" - Selami Jenishehri

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar largimin nga koalicioni pasi thotë se e kanë gënjyer Flamur Noka dhe Sali Berisha. 

Jenishehri u shpreh i revoltuar se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e koalicionit dhe nuk është pyetur për asgjë, madje nuk ka asnjë kandidat në listë. Ai tha se Flamur Noka i kërkoi firmën dhe i premtoi se do të bisedonin, por ndihet shumë i zhgënjyer. 

Jenishehri kërkon anullim të zgjedhjeve dhe hetime të thelluara. 

Me sa duket koalicioni i Sali Berishës, të cilin ai e prezantoi si koalicionin më të madh në historinë e Shqipërisë, ka filluar të rrudhet. 

Ylli Rakipi: Si hytë në koalicion me Sali Berishën? Kush ju kërkoi dhe ç’negociata bëtë?

Selami Jenishehri: Ne na thirri Luçiano Boçi, 6-7 parti, për të bërë koalicion. Unë thashë do të pyes kryesinë dhe ramë dakord. Thanë do t’ju thërrasim, do të bëjmë mbledhje do të flasim për hollësirat. Këta të rrejnë. Asnjë mbledhje nuk kanë bërë. 

Ylli Rakipi: Vetëm Boçi ju ka thirrur?

Selami Jenishehri: Këto janë muhabete kot.

Ylli Rakipi: Sa kohë u vonove për të dhënë përgjigje për koalicionin? 

Selami Jenishehri: Asnjë mbledhje e 26 partive nuk është bërë. Asnjëherë nuk është mbledhur ai koalicion. Kur vjen puna, më kanë lënë deri në orën 20:00, kur janë dorëzuar listat nuk më kanë thirrur. Pastaj Noka më tha Selami firmos që je në koalicion, për të tjerat flasim nesër.

Ylli Rakipi: Uaa, vure firmën? Me një firmë shkon brenda…

Selami Jenishehri: Pa firmë isha jashtë koalicionit. Por dokumenti është i falsifikuar.

Ylli Rakipi: Do paditësh doktorin?

Selami Jenishehri: E kam aprovuar unë këtë listë? Aty thotë lista e kandidatëve të koalicionit.

Ylli Rakipi: Ti e hodhe firmën në letër të bardhë?

Selami Jenishehri: Unë kam thënë jam dakord me hy në koalicion por listën nuk ma paraqiti mua kush.

Denis Dyrnjaja: Tani do tërhiqeni?

Selami Jenishehri: Unë nuk jam në atë koalicion dhe as nuk ka shans derisa ti nuk më respekton. Prandaj unë jam në gjykatë.

Ylli Rakipi: Pse vajte në gjykatë? Përfundimisht nuk je ti në asnjë listë?

Selami Jenishehri: As më pyeti kush asgjë. Unë nuk jam pjesë e atij koalicioni, kur nuk më ka thirrur dhe as më thërret.

Ylli Rakipi: Uaaa. A ke pyetur ndonjë jurist? Ti e ke emrin aty?

Selami Jenishehri: Kush e ka firmosur? Unë vura firmë që jam dakord për pjesë e koalicionit por nuk më ka pyetur njeri mua për listën.

Ylli Rakipi: Je në KQZ? 

Selami Jenishehri: Nuk jam, kam dalë nga ai koalicion.

Denis Dyrnjaja: A ke mesazh për Berishën? 

Selami Jenishehri: I nderuar zoti Sali Berisha, qëndrimi juaj për partitë, 26 aleatë, që pretendon se ky është koalicion më i madh i mundshëm. Aleanca e Shqipërisë Madhështore është një gënjeshtër që i drejton popullit shqiptar. Unë dhe aleatët nuk na ka thirrur njeri dhe nuk ka marrë mendim për listat dhe asgjë.

Ylli Rakipi: Ore mos të kanë thirrur këta të majtët ty dhe të marrin?

Denis Dyrnjaja: Berisha do të thotë të bleu Rama. 

Selami Jenishehri: Kjo letër tregon se zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme…

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

Mund të ketë efekte negative: Ç’duhet të dini për vajin e rozmarinës

Rozmarina është një nga bimët më të njohura në botë, me një mori përdorimesh në sektorët e shëndetit dhe bukurisë....

Radar5 minuta më herët

Çfarë dihet deri tani për tragjedinë me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tragjedi e rëndë, pas një zjarri shkatërrues në diskotekën “Pulse” në qytetin e...

Mix10 minuta më herët

Robert Berisha ‘i fiksuar’ me pamjen: Isha ndër të parët që bëra botox (Foto)

Robert Berisha, i njohur për ‘sinqeritetin e tepruar’ ishte i ftuar në emisionin “Weekend”, ku ndër të tjera foli edhe...

Radar24 minuta më herët

VIDEO: Na ktheni këta të “vjetrit”

Blendi Fevziu bëri një emision këtë të hënë me kandidatët e rinj, që garojnë për t’u bërë deputetë në 11...

Radar1 orë më herët

Kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e...

Radar2 orë më herët

Tronditet “Shqipëria Madhështore” – Selami Jenisheri braktis koalicionin e Berishës

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN...

Radar2 orë më herët

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo “e emërueme”

“Si Lenka Çuko” – Neomalsorja që u kandidua nga Rama reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati...

Mix21 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore22 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore1 ditë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Facebook