Lidhu me ne

Radar

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo “e emërueme”

“Si Lenka Çuko” – Neomalsorja që u kandidua nga Rama reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati në komunizëm!

"Si Lenka Çuko" - Neomalsorja që u kandidua nga Rama

Marjana Koçeku, e cila është njohur në median sociale si një sipërmarrëse shumë e famshme në fushën e agroturizmit, pritet të jetë deputetja më e re sociliste, pas zgjedhjeve të 11 majit.

E njohur si “Neomalsorja” kandidatja në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër ka reaguar lidhur me sulmet dhe krahasimet që po i bëhen me Lenka Çukon, e cila u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati.

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo “e emërueme”.

Ky asht sistemi zgjedhor të cilit i përket ky cikël i jemi fillestar, dhe për mue, ma e randsishmja asht që ajo çka due me sjellë un për komunitetin tem, të vijë mes jush si një frymë pozitive.

E sa për krahasimet me Lenka Çukon, si një ish-studente e shkencave politike, ndjej keqardhje që disa prej jush u ka ngec sahati në të kaluemen dhe ende e ktheni kryet mbrapa për me gjetë ndonjë gjë të ngjashme me periudhën e realizmit socialist.

Sepse unë, personalisht, besoj se gjaja ma e keqe që mundet me i ndodhë një kombi asht nostalgjia për komunizmin; si rrjedhojë, më vjen realisht gjynah për ju!

Unë jam lindë e rritë në demokraci dhe udhëhiqem veç nga parimet e shenjta demokratike”, shkruan ajo.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar13 minuta më herët

VIDEO: Na ktheni këta të “vjetrit”

Blendi Fevziu bëri një emision këtë të hënë me kandidatët e rinj, që garojnë për t’u bërë deputetë në 11...

Radar1 orë më herët

Kandidatja për deputete: Lotët e qytetarëve për Tom Doshin më bënë t’i bashkohem

Burbuqe Islami, është një prej kandidateve për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Ajo kandidon në Tiranë, për partinë e...

Radar1 orë më herët

Tronditet “Shqipëria Madhështore” – Selami Jenisheri braktis koalicionin e Berishës

Selami Jenishehri, një nga aleatët e Sali Berishës në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN...

Radar1 orë më herët

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo “e emërueme”

“Si Lenka Çuko” – Neomalsorja që u kandidua nga Rama reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati...

Mix21 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore22 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore1 ditë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar1 ditë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix1 ditë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar1 ditë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Facebook