Radar
“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në takimi me kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 11 majit.
Ai do kandidojë në listën e hapur të socialistëve në Tiranë, forcë për të cilën ka kandiduar edhe në zgjedhjet e vitit 2021.
Rama e prezantoi atë si një ballist që pasi erdhi në PS nuk u largua më kurrë ndërsa e ftoi që t’u bëjë thirrje ballistëve të tjerë që të largohen nga këneta e Berishës.
“Kemi një ballist këtu që kur na njohu nuk na u nda më. Nuk është çështje inati ardhja me ne. Ballistët e kanë mundësinë t’i shmangen qëndrimit në kënetë. Është mundësia e tyre e fundit. Shko tani thuaju atyre të tuve që hajdeni këtej. Fillimisht erdhi te ne nga inati i atyre dhe pastaj ndejti këtu. Dhe me këtë hudhër tani në fund po e mbyll se hudhër më të mirë në një shtëpi politike se të kesh një ballist nuk ka.” – tha Rama.