Mix
Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të gjitha ëndrrat e saj në kinema, por jo vetëm…
Aktorja Penélope Cruz gjithmonë e ka ëndërruar gjithmonë të ishte aktorja e madhe Anouk Aimée, sidomos rolin e saj dramatik të vitit 1966 në filmin “Një burrë dhe një grua”. “Pamja e saj më ka tërhequr ende pa vendosur të bëhesha aktore, sepse reflektonte një elegancë dhe stil të përjetshëm”, thotë aktorja, e cila së fundmi shfaqet në rolin legjendar të Aimée në filmin “New Wave”. E njohur botërisht si muza e regjisorit spanjoll Pedro Almodóvar, do të sjellë një periudhë të artë të kinemasë, atë të viteve ’50 dhe ’60, e njohur për stilin ikonoklasik dhe eksperimental. Kjo periudhë kishte një lidhje deklarative ndaj modës, prandaj, nuk është aspak çudi sesi stilistët e kanë marrë së fundmi frymëzimin nga kjo epokë, duke ngjallur edhe një herë yjet e “La Nouvelle Vague” ose Valën e re – e cila dallon për stilin dhe elegancën. Kjo ndoshta ishte një arsye që Cruz zgjodhi me shumë përzemërsi të ishte fytyra zyrtare e Chanel, një ambasadore e cila do të prezantonte këtë markë kudo. Që nga viti 2018, ku luajti rolin e Donatella Versace për “American Crime Story”, Cruz ka qenë e lëkundur në zgjedhjet e saj, mes ekranit të vogël dhe atij të madh. E ndërsa bashkëshorti i saj, Javier Bardem, është rikthyer së fundmi në Netflix, për Penelope ky rikthim ka shumë kuptim.

Duket se ndjesia për të hyrë brenda rolit, nuk mjafton vetëm me adhurimin që ajo ka për Anouk Aimée. Penelope shkoi në shtëpinë e Federico Fellini, aty ku ajo përjetoi për herë të parë emocionet e kamerës, ndaj u mbyll brenda për të parë filmat e saj, sikur donte që shpirti i saj t’i dërgonte mesazhet që priste. “Në filmat me Almodóvar, këshilla që nuk mund të harroj është të studioj teknikat e aktorëve dhe t’i analizoj gjithçka në detaje. Sepse duhet që mes nesh të ketë një lidhje natyrale”- thotë Cruz. Aktorja pranon se e dashuron kulturën italiane, gjuhën, muzikën, por edhe popullin italian. “Ndonjëherë, mendoj se jam një italiane e bllokuar në trupin e një gruaje spanjolle”.
Nuk e mohon se mes saj dhe Pedros ka një raport real, ndaj edhe puna për xhirimet ka qenë kaq e vërtetë. Cruz e takoi për herë të parë regjisorin Pedro Almadovar kur ishte vetëm 18 vjeçe – ai e telefonoi për ta pyetur nëse do të takohej me të, për të diskutuar një rol të ardhshëm. Ai shkroi një pjesë vetëm për të në filmin “Live Flesh” të vitit 1997, i cili ndezi një miqësi dhe bashkëpunim të përjetshëm. “Marrëdhënia jonë është diçka që nuk mund ta detyrosh. Ne u bëmë miq shumë të ngushtë. Unë jam rritur me të. Ai është gjithçka unë kam qenë në jetën time. Ai është një nga njerëzit më të veçantët që njoh, është unik dhe magjepsës, ashtu si kinemaja e tij, magjepsëse, e veçantë dhe e pabesueshme”. Cruz ka xhiruar shtatë filma me Almodóvar, dhe në gjashtë prej tyre, ajo luan ose një nënë ose një grua që është shtatzënë. “Kam luajtur nëna para se të bëhesha vetë nënë!”.

Aktorja, e cila festoi ditëlindjen e saj të 51-të këtë prill, beson se kjo është mosha e përsosur, në të cilën duhet marrë kënaqësi nga karriera por edhe rolet e saj. “Besoj se ky është fillimi i gjysmës së dytë të jetës sime, sepse unë mendoj që do të jetoj të paktën deri në 100 vjeçe” – shprehet aktorja duke qeshur. Arsyeja pse e beson, ka të bëjë edhe me faktin se Cruz ka adoptuar një mënyrë jetese shumë të disiplinuar: pa alkool, pa cigare dhe me një dietë të shëndetshme. “Mendoj se për ne është e rëndësishme të provojmë që të kujdesemi për veten, në mënyrë që të bëjmë çdo gjë të mundshme e cila të jetë e shëndetshme – sepse nga kjo varet edhe e ardhmja jonë. Unë dua të jem në gjendje të shoh se çfarë do të bëhen fëmijët e mi në të ardhmen, t’i shoh ata se si rriten” – pohon aktorja. Ajo pranon se të qenit prind ka sjellë gjithashtu një ndryshim në stilin e saj të jetës, duke theksuar se duhet të zgjohet herët çdo ditë dhe kjo e ka ndihmuar të organizojë jetën e saj, por edhe të familjes. Pohon se ndihet plot energji, madje thekson se më mirë se sa kur ishte 20 vjeçe. E rritur si katolike, por e lidhur fort më pas me budizmin dhe Scientologjinë, aktorja thekson se në gjithë këtë eksperiencë shpirtërore, të gjitha fetë janë mira dhe i ndihmojnë njerëzit, për t’u përmirësuar çdo ditë e më shumë.
Kinemaja e thirri Cruz-in që kur ishte adoleshente, pas një jete trajnimi për vallëzim klasik, një tjetër formë e artit e cila duket se e ka mbajtur atë jo vetëm në formë, por edhe duke i dhuruar një shkathtësi natyrale në interpretimet e saj. “Kam shumë energji dhe besoj se vallëzimi më ka ndihmuar ta kanalizoja atë. Ka qenë mirë jo vetëm për trupin tim, por edhe mbi të gjitha për shpirtin tim.
Edhe pse nënë e dy fëmijëve, ajo ka ende aspirata skenike. “Kur fëmijët e mi të rriten, ndoshta do të doja të kthehesha përsëri të luaja në teatër. Kam aktruar në skenë që kur isha studente, por asnjëherë profesionalisht. Dua të luaj role nga klasikët e teatrit” – pohon aktorja.
Pas një karriere 30-vjeçare, të pasur me më shumë se 70 filma, Cruz zbulon se çfarë përcakton saktësisht suksesin e saj, që është puna në grup. “Mendoja se ka vetëm një sekret për suksesin tim dhe kjo ka të bëjë me të punuarit në skuadër, nuk ka rëndësi sesa skuadrat e tua ndryshojnë, rëndësi ka që të përshtatesh me të. Kam mësuar që nëse je në sheshxhirim je me fat, ndaj për këdo që ndodhet përballë teje, por edhe ata që janë thuajse të padukshëm, duhet të kesh respekt, sepse me vullnet do të arrihet qëllimi i përbashkët”, duke theksuar se gjithmonë kur shkon në xhirime e mendon si një takim dashurie, duke ndier fluturat në stomak deri në momentin kur realizohet ciak-u i fundit.
Kur e pyet, a ka ndonjë rol që e ka ëndërruar dhe do të donte të luante, ajo nuk nguron të thotë hapur emrin e Justine Triet, regjisore dhe skenariste, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare. “Isha 11 vjeçe kur thashë për herë të parë se doja të bëhesha aktore dhe të gjithë më shikonin sikur të kisha thënë se doja të shkoja në Hënë. Por tani që e di se çfarë dua, besoj se ‘Anatomia e një rënieje’, kryevepra e Justine Triet është gjithçka që dua për të plotësuar universin e personazheve të mi”.