Lidhu me ne

Mix

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të reja terapie. Sepse deri tani tema e të ushqyerit nuk ka luajtur rol në trajtimin e depresioneve.

Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndonëse depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, të gjithë të pacientët e prekur prej tij me sa duket kanë një gjë të përbashkët: urinë për karbohidrate. Këtë e kanë zbuluar gjatë një hulumtumi studuesit në klinikën universitare të Bonit dhe Tybingenit në Gjermani.

Nëse pacientët janë trajtuar me anti-depresivë ose jo, nuk ka pasur dallime sinjifikante, thotë Nils Kroemer, i cili ka studiuar në të dyja klinikat universitare në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe psikoterapisë.

Deri tani mendohej, se nepsi për ushqime me karbohidrate kishte të bënte me rritjen e urisë, që shoqëron disa sëmundje depresive. “Ne mundëm të tregojmë tani, se nuk është kështu. Faktikisht uria për karbohidrate ka të bëjë më shumë me depresionin e përgjithshëm të rëndë, veçanërisht me simptomatikën e frikës”, shpjegon Lilly Thurn, e cila ka drejtuar studimin në ekipin e Kroemer.

Nga karbohidratet trupi ynë mund të prodhojë më shpejt energji, që janë furnizueset kryesore të qelizave tona.

Nën depresion mikrobioma e zorrës ndryshon

Arsyen përse njerëzit me depresion zhvillojnë kryesisht urinë për karbohidrate, Nils Kroemer e konstaton në zorrë. Këtu mund të jenë zhvilluar ndryshimet në sistemin e tretjes. Po ashtu mund të jetë dëmtuar përçimi i informacioneve nga aparati stomak-zorrë në tru nëpërmjet nervit vagus, thotë Kroemer.

Shumë studime tregojnë, se tek njerëzit depresivë mikrobioma e zorrës është e ndryshuar dhe se këto ndryshime janë pjesë e simptomave të depresionit. Është konstatuar, se simptomat përmirësohen, nëse pacientët marrin ushqime me probiotikë.

A duhet që depresivët të heqin dorë prej ëmbëlsirave dhe karbohidrateve?

Jo, thotë Kroemer. “Ne e dimë nga hulutimet e mëparshme, që nuk premton sukses heqja dorë e personave me depresion nga karbohidratet.” Sepse: “Nuk është ushqimi me ëmbëlsira që shkakton depresionin. Por në depresion ndryshojnë preferencat”, thekson studiuesi.

Megjithatë është e kuptueshmë, që këto ndryshime të paktën pjesërisht shfaqen, nëse ne ushqehemi në mënyrë të pashëndetshme për një kohë të gjatë.

Mbetet të sqarohet se: “Cili është shkaku dhe pasoja?”, thotë Kroemer. “A ka të bëjë ushqimi, që në afatgjatë shkakton një gjendje të keqe psiqike? Apo është gjendja psiqike shkaktare për përkeqësimin e të ushqyerit – dhe ajo shkakton pastaj ndryshimet në mikrobiomë?”

Për studiuesit është e qartë se: “Ne duhet të fokusohemi më intensivisht tek tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.” 

Deri tani kjo nuk është bërë në Gjermani. Në direktivat kombëtare për temën e depresionit thuhet: “Pacientet dhe pacientët me çrregullime depresive duhet të inkurajohen që të ushqehen me kujdes dhe shëndetshëm.”

Ndonëse në këto direktiva përshkruhet edhe, që: “Rezultatet e studimeve tregojnë për rolin e aksit mikrobiomë-zorrë-tru dhe që mikrobioma e pacientëve me depresion dallon nga ajo e personave të shëndetshëm.” Por për mjekët terapistë nuk jepet një rekomandim, që të analizohet enkas flora e zorrës tek të sëmurët me depresion. Deri tani ka shumë pak prova, që kjo ndihmon vërtetë, argumentohet.

Por drejtuesja e studimit Lilly Thurn i konsideron të arsyeshme mënyrat e reja të trajtimit. “Veçanërisht premtuese duhet të jenë të të ardhmen terapitë, që synojnë trajtimin e lidhur të zorrës dhe të trurit.” Ndërsa Nils Kroemer thekson: “Ndryshimet në ushqim dhe tretje nuk duhet të konsiderohen si probleme dytësore.”

Burimet e informacionit:

Studimi në revistën shekncore Psychological Medicine 

Direktivat Kombëtare për trajtimin e depresionit

MË TEPËR

Sport10 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix10 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix10 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix10 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix11 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix11 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix11 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix11 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix11 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix11 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook