Mix
Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode. Çifti ka fituar një pasuri të madhe nga ky bashkëpunim, por nuk bëhet fjalë vetëm për këtë projekt, pasi ata kishin nënshkruar një marrëveshje disa vite më parë.
Në vitin 2020, ata firmosën një kontratë pesëvjeçare me Netflix, e cila pritet të skadojë këtë vit. Rinovimi mbetet i paqartë, por një ofertë e majme mund të ndikojë në vendimin e tyre.
Projektet e çiftit me platformën janë fokusuar në prodhime të ndryshme, por më i suksesshmi ishte dokumentari “Harry & Meghan” në vitin 2022, i cili theu rekorde shikueshmërie. Marrëveshja e tyre me Netflix, e vlerësuar në 100 milionë dollarë, u konsiderua një moment historik në industrinë e transmetimit.
Deri më tani, ata kanë publikuar katër seri, dhe përmbajtja e tyre unike ka ngjallur kuriozitet të madh tek audienca, duke u siguruar atyre shumë ndjekës. Ende nuk dihet nëse Netflix do të ofrojë një kontratë të re, por ka gjasa që 100 milionë dollarët për 5 vite të mos jenë të mjaftueshme për ta./Marca