Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë.

Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht të rrjetit social TikTok për 1 vit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme. 

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manastirliu ka bërë me dije se qeveria ka rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për TikTok për 12 muaj, periudhë kjo që sipas ministres do të shërbejë për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok.

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë.

“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto paltforma, kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve apo me raste të dhunës fizike. Grupi i punës ka patur në përbërje të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë faktet dhe elementet që kanë patur rëndësi maksimale, kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit në Tik Tok, për një përiudhë 12 mujorë që do na lejojë marrjen e masave. Kemi nisur një komunikim me Tik Tok që ka të bëjë me marrjen e masave të mëtejshme, duke vendosur këto filtra ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme. Është mbyllje e përkohshme e aksesit në Tik Tok, i kemi dhënë vetes deri në 12 muaj kohë, që të marrim të gjitha masat e nevojshme. Do të jetë Agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike, brenda disa ditëve do të mundet të realizojë këtë ndërprerje të përkoshme të aksesit në Tik Tok”, tha Manastirliu.

Vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria në dhjetor 2024. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

MË TEPËR

Mix33 minuta më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix37 minuta më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske54 minuta më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore58 minuta më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet6 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar23 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix24 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar24 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar24 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport24 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook