Lidhu me ne

Radar

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi

Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht nga SPAK për të ndjekur penalisht Sali Berishën për shkak se ai ishte caktuar non grata nga Blinken. Nën këtë presion politik, prokurorët e SPAK nisën hetim 30 vjeçar deri tek mbesat e palindura ende te Berishës dhe sajuan dosjen Partizani. Kjo dosje bazohet në kallëzimin e rremë të Taulant Ballës, në atë kohë kreu i Grupit Parlamentar të PS, si dhe falsifikimet dhe fshehjen e qindra dokumenteve zyrtare nga prokurorët. Pas katër vitesh hetimesh intensive, prokurorët nuk mundën të paraqesin asnjë provë, fakt, dokument, apo dëshmitar të vetëm për të inkriminuar Berishën, apo ndonjë person tjetër që u vu nën këtë hetim.

Prokurorët e nënshtruar politikisht sollën një aktakuzë të bazuar në urdhrin politik dhe jo prova, si dhe refuzuan të marrin nën hetim për kallëzim të rremë Taulant Ballën. Që në fillim ka qenë e qartë se deklaratat e mëposhtme ishin të gënjeshtërta:

2.1 Toka ishte shpronësuar nga Italianët – Kallëzim i rreme nga Taulant Balla

Pronësia e tokës ishte e qarte dhe e botuar ne Fletore Zyrtare ne 1942-1943. Prokuroret injoruan Fletoret Zyrtare. Me kallëzimin e Taulant Balles SPAK brenda ditës nisi procedimin penal dhe u njoftuan mediat! SPAK hetoi dhe nisi letërkëmbimet ne arkiv te shtetit dhe ne Itali. Gazetat Zyrtare të viteve 1942-1943, të cilat janë të disponueshme publikisht në internet, vërtetojnë se kjo tokë u përkiste këtyre pronarëve privatë dhe nuk u shpronësua kurrë. Ajo u vu nën rekuizitë për pothuajse një vit nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore por pa iu ndryshuar kurrë pronësia. Një vit pas arrestimit të liderit te opozitës dhe meje, (pas disa muaj hetimesh ne Arkiv te Shtetit dhe muaj te tjera me letërkëmbime ku u morën mbi 10,000 faqe nga Italia ndërkohe qe Vendimet e Rekuizimit janë publike ne Fletoret Zyrtare te kohës dhe mund te shihen ne pak minuta ne kërkim ne internet), prokurorët tani janë tërhequr dhe pranojnë se toka nuk është shpronësuar kurrë nga Italianet.

2.2. Prona ishte ne planin e përhapjes – Ishte gjithashtu një deklaratë që dihej që në fillim nga SPAK se ishte e pavërtetë sepse dokumente zyrtarë me forcën e ligjit vërtetonin të kundërtën. Plani i Përhapjes se Forcave te Armatosura miratohet nga Presidenti i Republikës me dekret të klasifikuar. SPAK mori në disponim dekretin, i cili ka forcën e ligjit për këtë çështje, dhe OPGJ me shkrim në dosje pohoi se ish Klubi nuk ishte ne Planin e Përhapjes as ne 2004, as ne 2006, as ne 2009. POR SPAK vijoi të përdorte këtë tymnajë se kinse për të kuptuar vullnetin e forcave të armatosura për përfshirjen e KP në planin e përhapjes, ndërkohë që KP nuk kish qenë kurrë në plan. Pra, tentuan te rrezojnë ligjin me dëshmi! E gjithë kjo për të më mbajtur paligjshmërisht të burgosur, me urdhër politik.

2.3. Pretendimi se pronaret nuk e kishin token tek KP mbi të cilin u vendos masa ime e arrestit, a thua se isha topograf në vitin 1995, rezultoi i rremë. Babai i patronazhistit te PS (Andi Zyba), sot i graduar punonjës ne BKH, u angazhua të përgatiste një ekspertizë sipas qejfit të SPAK. Aleks Zyba i cili nuk figuron fare si ekspert gjeodet në regjistrin e Shoqatës se Gjeodeteve, në ekspertizën që dorëzoi përdori numra kadastralë të tokave të tjera të familjes sime në Yzberisht. Ndërkohë që ky falsifikim ishte i dallueshëm për një jurist sepse tokat e Yzberishtit dhe ato të Tiranes kanë numra kadastralë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por kjo nuk i interesoi SPAK dhe gjykatave politike. Falsifikatorët janë edhe sot të lirë.

2.4. Pretendimi se Berisha ndryshoi destinacionin, doli i rremë. Në kundërshtim me pretendimet e padisë, dokumentet zyrtare publike vërtetojnë se destinacioni i tokës, nga sportive në urbane, është kryer nga Edi Rama, me anë të tre vendimeve, të marra në cilësinë e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës qoftë në 2004 (17,000 m2), 2006 (7,000 m2) dhe e gjithë zona ne 2008 duke e shpallur “Zhvillime të reja me parametra të larta urbane”, pa asnjë kërkesë nga pronarët e tokës. Megjithatë, Edi Rama nuk është marrë kurrë në pyetje nga SPAK për këtë çështje. Si Kryeministër, zoti Berisha nuk kishte kompetencë ligjore të propozonte apo të ndërhynte në vendimet e pushtetit vendor për planifikimin urban, pasi qysh me ndërhyrjen tek Zogu i Zi, me 16.01.2006 Edi Rama solli Presidentin e Autoriteteve Rajonale dhe Vendore te Këshillit të Evropës (di Stassi) i cili deklaroi se planifikimi dhe kontrolli i territorit janë tagër i pushtetit vendor sipas Kartës Evropiane te Qeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës. Ndaj ne 2006 nuk ka asnjë vendim te KRTRSH ne kundërshtim te 12 ndryshimeve te destinacioneve qe vendosi Edi Rama. Lejet e ndërtimit për zhvillimet e zonës u miratuan gjithashtu përkatësisht nga Edi Rama (2007-2008), si edhe kryebashkiakët e tjerë të Tiranës. Prona u zhvillua nga tre nga trashëgimtarët e pronarëve të tokave, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor përkatës.

Berisha miratoi Ligje/VKM për të favorizuar Malltezin. Kjo ishte një nga shkaqet e vendosjes së arrestit ndaj meje dhe që rezultoi e gënjeshtërt. Ligjet jo vetëm që ishin të përgjithshme, me regjim ligjor të njëjtë me ato paraekzistueset dhe madje edhe me ato që janë sot në fuqi (ligji i pronave), por një pjesë e ndryshimeve ligjore doli se ishin propozuar nga partitë aleate, në bazë të programit elektoral të votuar në zgjedhjet e përgjithshme. Edhe vete SPAK tashme pranon se asnjë nga ligjet apo VKM nuk ka qenë nominative (pavarësisht gënjeshtrave te shpërndara fillimisht me urdhër politik), por se miratimi i tyre i ka shërbyer edhe këtyre familjeve pronare. A duhet të kish miratuar Berisha ligje të ndryshme për dhëndrin e tij?!Prokuroret shpenzuan mbi 1 milion euro rroga, dhe për 4 vjet hetime dhe nuk tregojnë dot asnjë njeri qe te thotë se Sali Berisha ka bere presion për gjë.

2.6. Berisha filloi privatizimin në favor të dhëndrit ishte një tjetër falsifikim mbi të cilin u vura nën arrest. Prokurorët dinin që në fillim se dokumentet zyrtare vërtetojnë se privatizimi i klubit Partizani është iniciuar nga Ministrat Angjeli-Klosi-Majko te PS në Korrik 2005, dhe është vijuar nga Ministrat Mediu-Ruli ne 2005, në të dy rastet me kërkesë të një subjekti tjetër jo pronar. Vetë në dosjen e SPAK ishte dëshmia se pronarët e morën njoftimin për privatizimin nga artikulli i Gazetës Shqiptare te dates 04.01.2006 dhe menjëherë njoftuan ministrat duke i treguar se kane token plotësisht te njohur dhe pjesërisht te kthyer, si edhe te drejtën e parablerjes qysh nga 1996. Pronaret e tokës po ndiqnin procesin e kthimit të pronës sipas ligjit te 2004 qe ia kthente token te zotit pavarësisht nga privatizimi i objekteve sipas saj, si dhe të drejtën e parablerjes në rast privatizimi, e drejtë që u ishte njohur edhe me vendimet e njohjes së pronës në vitet 1995-1996. Procesi u krye në përputhje të plotë me ligjet përkatëse dhe zgjati edhe tre-katër vjet të tjera. Asnjë nga zyrtarët që morën pjesë në proces nuk është nën hetim apo padi sepse ata e kanë respektuar rreptësisht ligjin.

Për arsye të qarta politike, jam arrestuar si person nën hetim, pa u marrë kurrë në pyetje për rastin, ndërsa padia u ngrit pothuajse një vit pas arrestimit. Kjo padi pa asnjë çështje ligjore apo provë kundër Berishës dhe Malltezit demonstron se Edi Rama donte një shtet shqiptar pa opozitë politike, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Kristaq Rama, i cili si deputet i diktaturës komuniste në vitin 1988, nënshkroi urdhrin përfundimtar për varjen publike të poetit Havzi Nelaj për mbrojtjen e fjalës së lirë në vargjet e tij. 

Për të më mbajtur nën arrest të paligjshëm për 16 muaj SPAK dhe gjykatat të kapura politikisht nuk hezituan të falsifikonin dokumente zyrtarë: me vunë në burg sepse kinse një VKM ishte miratuar nga Berisha vetëm që 5 familjet pronare te paguanin me letra me vlere dhe pastaj ishte ndryshuar. POR rezultoi se prokuroret gënjyen pasi që VKM nuk kish ndryshuar kurrë në pikën që fliste për pronarët, ndërsa përkundrazi familjet tona pronare kishin paguar 90% të privatizimit me para e jo me letra me vlere vetëm pak javë para miratimit të VKM që mundësoi pagesat me letra me vlere. Deklaruan në aktakuzë se kisha dhënë me qera apartamente pasi i kisha shitur, gjë që lehtësisht provohet si mashtrim, pasi bëhet fjalë për dy apartamente në të njëjtën rrugë, se kisha dhënë me qera apartamente 120m2 për 8,000 euro në muaj, kur i kisha dhënë për 800 euro, po SPAK nuk hezitonte ta evidentonte këtë nga te gjithë qeratë e mia çka tregon qëllimin për të mashtruar për të justifikuar procedimin e pabazuar dhe arrestin e paligjshëm. Këto falsifikime i kam sjellë para drejtësisë por edhe jush dhe do t’i ndjek më tej.

Në mungesë të ndonjë elementi krimi sipas ligjit penal shqiptar, prokurorët kanë klasifikuar si ryshfet, korrupsion pasiv, solidaritetin familjar dhe bamirësi; konkretisht, pagesat e bëra nga ime shoqe, nga llogaritë e saj të të ardhurave personale, të cilat të gjitha janë deklaruar dhe verifikuar më parë nga agjencitë përkatëse shtetërore shqiptare (ILDKPI, zyra e taksave). Këto pagesa konsistojnë në: (i) shpenzime 3,000 euro për pushime të përbashkëta familjare, (ii) dy pagesa për faturat mjekësore për z.Berisha dhe bashkëshorten e tij, (iii) tarifat ligjore në proceset gjyqësore të përbashkëta në të cilat edhe vajza e tij është palë ose ka interesa të drejtpërdrejta, të cilat janë deklaruar siç duhet; (iv) donacionet vjetore të bamirësisë për trajtimin e tre fëmijëve në Qendrën Rajonale të Autizmit (QRA), e cila drejtohet nga Dr.Liri Berisha, e cila në mbi 20 vjet punë atje nuk ka marrë asnjëherë asnjë lloj pagese apo përfitimi; (v) Dhurata për Krishtlindje dhe Vitin e Ri për fëmijët autikë të RAC, dhuruar nga F. Bektashi; (vi) një sponsorizim zyrtar prej rreth 4600 € nga F. Bektashi për Ministrinë e Kulturës, për vizitën zyrtare në Tiranë të dy këngëtarëve Cocciante dhe Elhaida Dani në vitin 2013.

Vetingu 30 vjeçar i Z. Berisha dhe meje dëshmon se Berisha dhe familja e tij kanë respektuar gjithmonë ligjin, nuk kanë përfituar asnjëherë fonde apo asete publike dhe se cilësimi i tij si non grata për korrupsionin ishte produkt i lobimit korruptiv të Edi Ramës, George Soros dhe Charles McGonigal, me qëllim shkatërrimin e forcave politike konservatore shqiptare marrjen e opozitës Shqiptare nën kontrollin total.

Arrestimi im për 16 muaj pa asnjë prove, bazuar në kallëzime të rreme të Taulant Ballës, në falsifikim të dokumenteve zyrtarë të prokurorisë politike dhe gjykatës, është ilustrimi më i mire i kapjes së drejtësisë nëpërmjet reformës famëzezë të George Soros dhe Edi Ramës.

Shërbëtoret e Edi Rames duan te kamuflojnë amnistimin e krimeve elektorale dhe vjedhjeve te buxhetit me luftën ndaj opozitës te kamufluar si lufte ndaj korrupsionit pse kam zhvilluar unë pronën private. Pa mundur të tregojnë asnjë shkelje ligjore nga Berisha, unë apo persona te tjerë nen hetim, asnjë shkelje nga askush tjetër qe ka firmosur në asnjë hap te proceseve dhjetëra vjeçare te kthimit te tokës private tek pronari i ligjshëm, pa mundur të tregojnë asnjë dem ndaj shtetit gjate zhvillimit të pronës private, por duke futur veten në rrjetën e falsifikimeve dhe shkeljeve ligjore për llogari te padronit te tyre politik.

MË TEPËR

Radar36 minuta më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix57 minuta më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar1 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet1 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix4 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix4 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix6 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook