Radar
“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman, i cili u gjet i vdekur në rrethana misterioze në banesë bashkë me bashkëshorten e tij, pianisten Besty Arakawa.
Trump shkrua se ai ishte caktuar të ishte dëshmitari i parë në dosjen Epstein ndërsa vdekja misterioze e tij ka ndryshuar gjithçka, teksa pyet se kush kishte interes se ai të heshtej.
“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në rastin Epstein-Vdekja e tij misterioze ndryshoi gjithçka.
Gene Hackman thuhet se ishte caktuar të dëshmonte si dëshmitari i parë në çështjen Epstein. Por vdekja e tij e papritur dhe e dyshimtë ka hedhur gjithçka në kaos, duke vonuar zbulimet vendimtare dhe duke ngritur pyetje serioze. Çfarë ishte gati të ekspozonte? Dhe kush donte që ai të heshtej?” – shkruan Barron Trump.

Autoritetet e Neë Mexico nisën një hetim për vdekjen e Gene Hackman dhe gruas së tij, pianistes klasike Betsy Arakawa, pasi zyrtarët gjetën çiftin të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe gati një javë më parë.
Ndërsa trupat e Hackman dhe Arakawa u gjetën në ato që detektivët po i quajnë rrethana “të dyshimta”, zyrtarët konfirmuan se nuk u pa asnjë traumë e jashtme as te Hackman, as te Arakaëa dhe çështja mbetet e hapur në pritje të rezultateve të autopsisë dhe toksikologjisë.
Detektivët gjetën dy telefona celularë, një shishe me recetë portokalli dhe një planifikues të vitit 2025 gjatë inspektimit të banesës, sipas listës së inventarit të urdhrit të kërkimit të marrë nga Fox News.
Ish-hetuesi i FBI-së, Bill Daly, shpjegoi për Fox News se çdo provë do luajë rol vendimtar në përcaktimin se kur dhe si vdiqën Hackman dhe gruaja e tij.