Radar
100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë të akorduara nga Bashkimi Europina. Dëmi i prezumuar shkon në 2.9 milionë euro.
Personat e dyshuar janë nga Kreta kryesisht dhe kishin aplikuar për fonde në BE që destinohen për të ndihmuar sektorin përmes njësisë greke për menaxhimin e fondeve të unionit. Hetime pretendojnë se aplikuesit kanë dorëzuar kontrata të rreme qiraje shtuar kësaj edhe faktin se aplikuesit nuk jetonin fare në zonën ku do të investohej.