Lidhu me ne

Temporal

Majlinda Bregu: Pse ka ardhur koha që në kartmonedhat shqiptare të jetë një grua

Majlinda Bregu: Pse ka ardhur koha që në kartmonedhat shqiptare

Në marsin e grave, Majlinda Bregu ka një tjetër propozim, përveç atyre ekonomike. Një grua në kartmonedhat shqiptare. Për Majlindën duhet të jetë Musine Kokalari. Pse- në ajo e shpjegon në këtë status.

Se Sojnike, se Fisnike, deri më sot, asnjë grua 👩‍🦳nuk bart vlerë në një kartmonedhë shqiptare.

Seria aktuale e kartëmonedhave përmban portretet e figurave të njohura, të gjitha burra, si Naim Frashëri (200 lekë), Ismail Qemali (500 lekë), Pjetër Bogdani (1000 lekë), Mbreti ilir Gent (2000 lekë), Gjergj Kastrioti Skënderbeu (5000 lekë) dhe Asdreni (10000 leke)

Po të mos ishte për një botim me vlerë të Elsa Zhulalit, “Gruaja në monedhën kombëtare”, nuk do ta dija se vetëm një vit më pas emetimit të parë të ‘Bankës kombëtare të Shqipnis’ në 1927 është emetuar një figurë “femerore” Dea, në monedhë argjendi me vlerë 1 frang.

Më pas 100 franga në kartmonedhë, deri në 1940, 500 franga në 1945, dhe vijojmë me gra ndër grurë e hidrocentrale në kartmonedhat 3 lekëshe, 25 lekëshe të viteve të barazisë komuniste.

Sot, në 2025 vlera e Vetme monetare me një figurë gruaje në të, është monedha 100 lekëshe, e cila portretizon Mbretëreshën Teuta që e bëri Ilirinë një ndër shtetet më të rëndësishme të Mesdheut

“Rëndësi ka që një grua të ketë para, pak rëndësi ka se kush është stampuar në to, -me të drejtë mund të thotë dikush.

Por meqë jemi në Marsin e grave, po e hedh edhe këtë ide.

Kartmonedha, monedha nuk është thjesht një mjet shkëmbimi, ajo është një simbol i identitetit kombëtar, historisë dhe vlerave tona. Kur zgjedhim se kush do të shfaqet në kartëmonedha, zgjedhim se kujt ia njohim kontributet, cilët histori duam të tregojmë dhe cilat arritje vlerësojmë dhe nuk besoj se ka pak gra të cilat kanë luajtur role vendimtare në formësimin e ekonomisë, shoqërisë dhe historisë sonë, kontributet e të cilave meritojnë të emetohen.

Paratë💶 janë fuqi, dhe vajzat e gratë kanë nevojë të flasin e kuvendojnë jo vetëm si fitohet lehtë dhe shpenzohet po aq me mendje të lehtë, por edhe si fitohet, kursehet, investohet dhe drejtohen tregjet financiare.

Në kohën e vlerave çalamane, unë jam për një Musine Kokalari🌷shkrimtaren e parë grua në letërsinë moderne shqiptare, disidenten e parë grua në të gjithë perandorinë tonë famekeqe komuniste, sa Sojnike aq dhe Fisnike, që sfidoi të pamundurën me kokëfortësinë për të qenë e lirë!

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Mix27 minuta më herët

Ja cilat janë llojet e femrave që tërheqin meshkujt!

Edhe pse çdo mashkull ka shije të ndryshme për femrat, ekzistojnë disa gjëra të cilat ata i duan t’i shohin...

Mix30 minuta më herët

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner janë çifti më i bukur i Oscars 2025

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner duket se kanë gjetur formulën sekrete për të përballuar sezonin e çmimeve në çift (dhe,...

Temporal1 orë më herët

Majlinda Bregu: Pse ka ardhur koha që në kartmonedhat shqiptare të jetë një grua

Në marsin e grave, Majlinda Bregu ka një tjetër propozim, përveç atyre ekonomike. Një grua në kartmonedhat shqiptare. Për Majlindën...

Radar1 orë më herët

Si mund të të gënjejnë 70 vjet rresht në Rrangallostan?

Skerdilajd Zaimi Në një kronikë për “radhët e gjata për pensionet” mund të shihet për të kushedisa të miliontën herë ankesa...

Kryesore1 orë më herët

Kush janë 34 emrat që e kanë të sigurt mandatin e deputetit?

Rama-Berisha Ja kush e ka të konfirmuar deri më tani vendin në listë të sigurt… Sali Berisha dhe Edi Rama...

Mix18 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix18 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix18 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix19 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Facebook