Lidhu me ne

Radar

Këshilla për të qenë sa më energjik dhe të motivuar në punë

nap-at-work

Kur arrini në punë një ditë të hëne me shi, vini re se ekipi juaj i punës është i mërzitur dhe i pamotivuar. Ju ‘vishni buzëqeshjen’ tuaj më diellore dhe i ftoni që të diskutojnë për javën e kaluar, për projektet që mbyllët dhe ato që nuk arritët, por në fund të mbledhjes, punonjësit tuaj vazhdojnë të jenë po në të njejtën gjendje. Ju shkoni në zyrën tuaj, mbyllni derën dhe lini gjithçka pas. Ju duket e njohur si situatë?

Skenarë të tillë ndodhin shpesh sidomos nëse ju jeni në rolin e menaxherit. Si drejtues skuadre ju takon juve për ta mbajtur skuadrën sa më energjike dhe të motivuar, pavarësisht sa rutinë mund të jetë puna, apo sa të pasigurta mund të jenë projektet tuaja të ardhshme.

Ajo çka do të lexoni më poshtë janë 7 këshilla për të qenë sa më energjikë dhe të motivuar:

  1. Mos vini maskë. Që të motivoni të tjerët ju duhet të ndiheni vetë fillimisht të motivuar. Mundohuni që të jeni gjithmonë vetvetja.
  2. Planifikoni. Në artikullin e saj të publikuar në revistën Forbes “Si të jemi të motivuar dhe të përfundojmë çdo gjë në kohën e saj,” Suzanne Gerber shprehet se ajo çka ju duhet të bëni është të planifikoni çdo gjë paraprakisht. Ajo thekson faktin se planifikimi ju ndihmon për të ditur ekzaktësisht se cilat hapa duhet të ndiqni.
  3. Të kërkoni ndihmë. Edhe menaxherët më të zotë kanë nevojë për këshilla dhe nuk ka asgjë që nuk shkon me këtë fakt, sepse ju gjithmonë mund të mësoni nga të tjerët.
  4. Ta doni punën tuaj. Personat të cilët e duan punën e tyre e kanë më të lehtë për të qenë të motivuar. Një ide e mirë është edhe reklamimi i fushatave tuaja më të suksesshme, për shembull nëse ju punoni në një agjenci marketingu mund të printoni dhe të vendosni në mur imazhe të fushatave tuaja më të suksesshme.
  5. Shpërbelni veten për arritjet tuaja. Një element i mirë për të qenë të motivuar është ta shpërbleni veten për arritjet tuaja. Një udhëtim jashtë shtetit, një darkë mes miqsh, një libër i ri apo një ditë e tërë kushtuar blerjeve, mund të ishin disa ide shumë të mira.
  6. Shpërbleni skuadrën tuaj. Për të pasur një ekip pune gjithmonë të motivuar, një ide mjaft e mirë në këtë drejtim do të ishin edhe shpërblimet për ta. Një gjë e tillë do t’i bënte punonjësit që të ndiheshin më të motivuar dhe njëkohësisht më të vlerësuar.
  7. Bëni sa më shumë ushtrime gjatë ditës. Qëndrimi ulur përpara tavolinës së punës për 8 orë me radhë është shumë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Shkëputini çdo 20 minuta nga kompjuteri dhe bëni ecje nëpër zyrë, ngjisni shkallët disa herë në ditë dhe gjatë pushimit të drekës mos shkoni të uleni sërish në kafe por në vend të saj bëni një shëtitje. Ushtrimet fizike do t’ju ndihmojnë që të jeni sa më energjikë dhe respektivisht do të ndiheni më mirë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook