Mix
ALAN WATTS | Historia e fermerit kinez

Na ishte një herë një fermer kinez, i cili humbi një kalë, që u largua dhe të gjithë fqinjët erdhën ta vizitonin atë mbrëmje dhe i thanë, ‘o sa keq!’ dhe ai iu përgjigj, ‘ndoshta’.
Ditën tjetër, kali u kthye dhe me vete kishte sjellë edhe shtatë kuaj të tjerë, të egër. Pastaj, të gjithë fqinjët erdhën ta vizitonin dhe i thanë, ‘fantastike, apo jo?’ dhe ai iu përgjigj, ‘ndoshta’.
Ditën tjetër, djali i tij u tundua që të zbuste një nga këta kuaj, dhe ndërsa po kalëronte mbi njërin kalë, ai u rrëzua dhe theu këmbën. Dhe të gjithë fqinjët erdhën ta vizitonin atë mbrëmje, dhe i thanë, ‘o sa keq!’ dhe ai iu përgjigj, ‘ndoshta’.
Ditën tjetër, erdhën njerëz nga Zyra e Rekrutimit duke kërkuar për njerëz që t’i bashkoheshin ushtrisë, dhe ata e refuzuan djalin e tij sepse ai kishte një këmbë të thyer. Dhe të gjithë fqinjët erdhën ta vizitonin atë mbrëmje dhe i thanë, ‘fantastike, apo jo?’ dhe ai iu përgjigj, ‘ndoshta’…
I gjithë procesi i natyrës, është një proces i integruar, i një kompleksiteti të thellë dhe është e pamundur të themi që çdo gjë që ndodh është e mirë, apo e keqe, sepse ne nuk i dimë kurrë pasojat e fatkeqësisë(ve) ose se cilat do të jenë pasojat e një fati të mirë.