Lidhu me ne

Mix

LAURA MORELLI | Historia e gondolës veneciane – Korrupsion, pasuri, bukuri

Nëse do të thoja ‘Venecia,’ a do ta përfytyronit veten duke rrëshqitur përgjatë Kanalit të Madh, me një gondolier që ju këndon serenata? Nuk ka asnjë dyshim që gondola është një simbol i Venecias, së Italisë, por nga e merr pamjen e saj të dalluar kjo varkë me formë babaneje dhe me ngjyrë të zezë?

Origjina e gondolas veneciane ka humbur për historinë, por aty nga vitetet 1500-të, diku tek 10,000 gondola transportonin personalitetet, tregtarët dhe mallrat përgjatë kalaneve të qytetit. Në fakt, Venecia ishte e mbushur me shumë lloje varkash të bëra me dorë, që nga trapët për transportimin e mallrave deri tek varkat rrëshqitëse për dukje të Doxhit. Si një sistem taksie e ditëve moderne, gondolat i jepeshin me qira varkëtarëve të cilët i vinin qytetit vërdallë. Pasagjerët paguanin një pagesë për t’i lëvizur ata nga njëri krah i Kanalit të Madh tek tjetri, si edhe në pika të tjera të qytetit.

Por gondolierët shumë shpejt zhvilluan një sërë zakonesh të këqia. Dokumentet historike përshkruajnë kundravajtje të shumta nga varkëtarët, duke përfshirë mallkimin, kumarin, zhvatjen e pasagjerëve, madje edhe raste dhune. Për të minimuzuar paparashikueshmëritë e udhëtimit në kanal, qytetarët e Venecias të cilët mund të përballonin blerjen e gondolave të tyre vet, ashtu sikurse sot një njeri i famshëm mund të përdorë një makinë ose shofer personal, blenë gondolat e tyre personale. Këta venecianë të pasur punësonin dy gondolierë personalë për t’i transportuar ata përgjatë qytetit dhe për mirëmbajtjen e varkave të tyre.

Shpejt gondola u kthye në një simbol statusi, pak a shumë si një makinë e shtrenjtë sot, me pjesë të përshtatura sipas kërkesave, me ornamente të skalituara dhe të praruara, dhe pëlhura të endura sipas sezoneve, si mëndafsh ose kadife. Megjithatë, shumica e gondolave që shikojmë sot janë të zeza sepse në vitin 1562, autoritetet veneciane urdhëruan që të gjitha gondolat, më përjashtim të atyre ceremoniale, duhet të lyheshin me bojë të zezë për të shmangur shfaqje mëkatarë ekstravagante. Disa venecianë të pasur zgjodhën të paguanin gjobat në mënyrë që të mund të mbanin gondaolat e tyre me ornamente, një çmim i vogël për të ruajtur dukjen.

Pamja e ndryshme e gondolave është zhvilluar përgjatë shumë shekujsh. Çdo gondolë ndërtohej në kantierin detar të një familjeje të quajtur ‘squero’. Nga baballarët dhe gjyshërit e tyre, djemtë mësuan se si të zgjidhnin dhe kalitnin pjesë nga druri i ahut, i qershisë, elmit, bredhit, blirit, druri i kuq, lisi dhe arra. Bërësit e gondolave fillonin me një skelet druri e cila mund të ishte punuar në punishten e tyre gjenerata më parë. Nga kjo formë bazike, ata i bashkëngjisnin ballin dhe pupën, pastaj formonin dërrasën kryesore të gjatë dhe brinjët që përbënin kuadrin e një varke të dizenjuar për të rrëshqitur nëpër kanale të ngushta dhe të cekta. Gondola nuk ka linja të drejta ose maja/kënde.

Profili i saj i njohur është arritur nëpërmjet një procesi impresiv me zjarr dhe me ujë që përfshin përdredhjen e varkës me pishtar të përbërë nga kallam moçali të flakëruar. Megjithatë, shumica e 500 orëve që shkon për ndërtimin e një gondole përfshin edhe fazën përfundimtare: përgatitja e sipërfaqes dhe aplikimi i shtresës pasuese të lustruar kundra ujit. Llustra ka qenë një recetë familjare, po aq e ruajtur me fanatizm sa ajo për përgatitjen e rizotos ose një salcë të përgatitur në shtëpi.

Megjithatë, edhe me përfundimin e punës në dru, gondola është ende e papërfunduar. Artizanë të specilizuar i furnizonin kolegët e tyre gondolabërës, me mbulesat e detajuara të ndarjes së pasagjerëve, tapiceri dhe ornamente prej çeliku dhe tunxh. Rremtarët u bënë një pjesë integrale e partnerëve të gondolabërësve. Rrema ose ‘forcola’ për lundrimin e gondolës filloi si një piru i thjeshtë druri, por evoloi në një mjet me precizion të lartë që e lejonte gondolierin për ta drejtuar gondolën në shumë pozicione.

Deri në fund të vitit 1800-tës, gondolabërësit filluan ta bënin anën e majtë të gondolas më të gjerë sesa anën e djathtë të saj për të vepruar si kundërpeshë për ruajtjen e ekulibrit nga forca e krijuar nga një gondolier i vetëm. Ky modifikim i lejoi rremtarët që të manovronin vetëm nga ana e djathtë dhe pa e ngritur rremën nga uji. Ndonëse, këto modifikime e përmirësuan udhëtimin me gondola, ato nuk mjaftonin për të ruajtur të njëjtën shpejtësi si varkat e motorizuara.

Sot, vetëm rreth 400 gondola rrëshqasin nëpër rrugët e ujit të Venecias, dhe çdo vit, edhe më pak gondola origjinale manovrohen me duar dhe rremë. Por përgjatë rrugicave, shenjat e rrugëve përmbajnë fjalë në dialektin venecian për vendndodhjet e kantierëve të vjetër të bërjes së gondolave dhe stacioneve të tyre të nisjeve, duke shënjuar kujtesën e zanatit të ndërtimit të varkave të cilat dikur ishin të gjalla dhe rrëshqisnin qetësisht e qëndrueshëm nëpër kanal.   

Burimi dhe Copyright i Artikullit TED-ED:

Fotografia: https://www.instagram.com/luca.deluigi/ 

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Erion Veliaj: Për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime, ju lus të kuptoni që jam në burg

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej 16 ditësh ndodhet në burg ka reaguar sërish nga qelia, duke u shprehur se...

Mix3 orë më herët

Çfarë është zbokthi? – Shampot që duhet të zgjidhni

Zbokthi është një problem që prek një në dy persona, kryesisht meshkuj të rinj. Substanca përbëhet nga fragmente të vogla...

Mix3 orë më herët

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit – Kujdesi që duhet të tregoni

Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor. Në parim, kjo është diçka e mirë, por në...

Mix3 orë më herët

Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka – Çfarë duhet të bëni

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania e tyre mund të ndikojë...

Mix3 orë më herët

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë

A ju ka thënë dikush që flisni në gjumë? Apo keni dëgjuar dikë që flet ndërsa fle? Askush nuk mund...

Mix3 orë më herët

10 ANEKDODA RRETH FRIDA KAHLO | Shpërthyese dhe e pamëshirshme, delikate dhe e sofistikuar

Vepra e artistes meksikane Frida Kahlo është jashtëzakonisht e njohur sot në tregun e artit dhe për publikun e gjerë....

Mix3 orë më herët

ALAN WATTS | Historia e fermerit kinez

Na ishte një herë një fermer kinez, i cili humbi një kalë, që u largua dhe të gjithë fqinjët erdhën...

Mix3 orë më herët

Çfarë është vaginoplastika, procedura që i’u nënshtrua Michelle Comi për të rifituar virgjërinë

Një nga pengjet më të mëdha të Michelle Comi duket se ka qenë fakti që hera e saj e parë...

Mix3 orë më herët

SIMON SINEK | Gjenerata e re dhe varësia nga teknologjia

Çfarë është gjenerata e re? Gjenerata e re është një grup njerëzish që kanë lindur përafërsisht në vitin 1984 dhe...

Mix3 orë më herët

LAURA MORELLI | Historia e gondolës veneciane – Korrupsion, pasuri, bukuri

Nëse do të thoja ‘Venecia,’ a do ta përfytyronit veten duke rrëshqitur përgjatë Kanalit të Madh, me një gondolier që...

Facebook