Lidhu me ne

Mix

Eni Çobani surprizohet nga letra e dashurisë së bashkëshortit, flet për herë të parë për të

Eni Çobani surprizohet nga letra e dashurisë së

Ishte janari i vitit 1998 kur Eni Çobani kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me bashkëshortin, Avenirin. Siç kujton ajo në emisionin “Sol” në Klan Kosova, ishte fill pas vitit të vështirë të ’97-ës, vendi ku po festonin ishte me xhama të thyer e pa drita, por dasma ka mbetur një kujtim i paharrueshëm dhe i bukur.

Avokatja e njohur u pyet për çelësin e një martese të suksesshme, por gjithçka është shprehur më së miri nga një letër me të cilën bashkëshorti e ka surprizuar duke demonstruar më së miri përgjigjen e saj.

“E dashura ime Eni! Nuk e di nëse mund të shpreh me fjalë gjithë dashurinë dhe mirënjohjen që ndiej për ty, por do të përpiqem. Ti je jo vetëm bashkëshortja ime, por edhe shoqja, mbështetja dhe drita e ditëve të mia. Çdo moment pranë teje është një bekim dhe çdo ditë që kalon me ty më kujton sesa me fat jam që të kam në jetën time. Buzëqeshja jote më jep forcë, dashuria jote më bën njeri më të lumtur dhe mirësia jote më frymëzon çdo ditë. Ti je gruaja më e mirë në botë jo vetëm për mua, por për këdo që ka fatin të të njohë. Për ty çdo sfidë bëhet më e lehtë dhe çdo gëzim shumëfishohet. Të dua me gjithë zemrën time, sot dhe përjetë. Me dashuri dhe mirënjohje, Ave.”

Për herë të parë, avokatja tregoi se janë natyra shumë të ndryshme pasi ajo është më shprehëse ndërsa ai më i qetë, por thotë se është një nga arsyet e suksesit të saj.

Një nga shkaqet e suksesit tim është pikërisht qenia e tij. E them me shumë krenari sepse pa Avenirin në krah, ndoshta unë nuk do të isha Eni që ju shikoni në përditshmërinë time. Qetësia që ai më përcjell, dashuria pa diskutim, mbështetja në çdo moment për mua është një gjë shumë e madhe.

Në këto 30 vite bashkë, ajo ka jetuar edhe me prindërit e tij, për të cilët flet me vlerësimin më të madh.

Unë jam futur në një familje të mrekullueshme. Familja e Avenirit në kohën që unë jam futur në të, përbëhej jo vetëm nga prindërit, por edhe ngga motra e tij dhe kemi pasur një bashkëjetesë të jashtëzakonshme për disa vite së bashku, më pas motra martohet dhe largohet në familjen e saj dhe unë deri në fund të jetës së prindërve të Avenirit kemi qenë së bashku. Pra unë jam akoma nusja që ka jetuar me vjehrrin dhe vjehrrën. Nuk i kuptoj disa gra dhe zonja që e kanë problem jetesën me prindërit e bashkëshortit. Ajo ka qenë një përzgjedhje jo e kushtëzuar sepse ndoshta kishim mundësinë që të ndaheshim edhe në atë kohë, por unë nuk e konceptoja sesi mundet që të vija nga një familje me prindër dhe të ndaja bashkëshortin tim nga prindërit.

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook