Radar
“S’do lejoj më drejtësi jakobine e putiniste” – Rama mesazh SPAK-ut e Gjykatës së Posaccme

Kryeministri Rama ka paralajmëruar SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme se nuk do lejojë më që në Shqipëri të zbatohet një drejtësi jakobine e putiniste.
Në mbledhjen e tij me deputetët e PS-së, ai përsëriti kritikat e ashpra ndaj SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme.
Kreu i qeverisë lexoi fillimisht dy reagime lidhur me ardhjen në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së të Rektorit të Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku dhe më pas nisi monogolun me kritika ndaj prokurorëve e gjykatësve specialë.
Teksa ngriti lart, duke ua treguar deputetëve socialistë simbolin e drejtësisë, një zonjë me shpatë e peshore në dorë dhe me sytë e mbyllura, ai tha se opozita po e përdor SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për të luftuar PS-në e për ta larguar aë nga pushteti.
Kryeministri nënvizoi se ndryshe nga imazhi që duhet të ketë drejtësia, sytë e mbyllura janë shndërruar në sy me gjak nga prokurorët e gjykatësit që ndikohen nga opozita dhe media për të luftuar qeverinë e PS-në e për t’u dashur nga populli.

“Kjo është zonja e drejtësisë, kështu e kanë konceptuar shumë kohë më parë ata që kanë vendosur sistemin e drejtësisë. Barra e provës i takon akuzuesit dhe jo të akuzuarit. Shekull pas shekulli deri kur erdhi dita kur u ngrit Gjykata e Strasburgut kështu është konceptuar drejtësia. Ky imazhi drejtësisë po të skulpturohej para reformës në drejtësi, kjo zonja do ishte e shtrirë, bufi i kënetës me zhapinj, krimba, gjarpërinj, vemje, bretkosa, gjinkallat, insekte, mbi të duke i ngrënë rrobullitë, kështu do ishte skulptura para reformës në drejtësi. Këtë zonjën në këmbë e ngriti PS-ja, kjo shumicë qeverisë vullneti dhe vendosmëria jonë. Ky është fundi, kjo është gjuha e Vladimiroviç Putinit, nuk është gjuha e Evropës. Sot kjo zonjë e drejtësisë i ka sytë me gjak sepse një gjykatës thotë me shkrim, populli kërkon dënim më të rëndë. Bufi i kënetës kërkon ta shfrytëzojë zonjën me shpatë në dorë për të na hequr ne nga kjo detyrë, me zhabat e gjarpërinjtë i çojnë përditë letra nga më të ndryshmet me denoncime e letra anonime dhe zonja me sytë më gjak ndjek mediat dhe me shpatën në dorë pret koka majtas e djathtas që populli ta dojë. Këtë drejtësi e kanë bërë jakobinët, këtu jo, nuk ka për të ndodhur. Këto paraburgimet me një të rënë të lapsit dhe këto noterizimet në Gjykatën e Posaçme që vulos gjithçka i çojmë ne, se ne jemi Amerika, këtë nuk mund ta pranoj më dhe nuk do e pranoj më.” – shtoi Rama.

Më tej kreu i qeverisë iu drejtuar prokurorëve të SPAK-ut duke i porositur qaë të mos merren me deklaratat e tij po të bëjnë detyrën dhe të mos shdërrohen në redaksi lajmesh e portalesh.
Kam një sugjerim për prokurorët e SPAK-ut. Në vend që të merren me deklaratat e mia, të bëjnë punë e tyre, e kanë mbështetjen tonë. t’i dëgjojnë që këto që unë dhe ne themi si kritika dhe shqetësime konstruktive. Për mua dhe PS-në, SPAK e Gjykata ePosaçme rrojnë 1 mijë vjet, nuk i vjen shqetësim nga ne. Dhe të mos ndjekin mediat sikur janë parti politike. Të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos bëhen redaksi gazetash, portalesh, kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre. Kurdoherë që do kapin korrupsion, atë shpatën, ta hapin krahun me gjithë forcën, po korrupsion ama. Nuk mund ta pranojmë ne që SPAK është redaksi lajmesh. Nuk mund ta pranojmë ne këtë gjë, që kryetarja e Komisionit të Ligjeve të marrë vesh nga media që është person i dyshuar për një çështje. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit të merren aty brenda dhe të mos njoftohen që janë nën hetim. Dhe e fundit, po kostot financiare të gjithë kësaj gjëje, a duhet t’i kemi parasysh. Po kur paguan një prokuror e një gjyqtar më shumë se Presidenti dhe se deputetët duhet të kërkosh edhe standardet. Nuk kompleksohem unë çfarë thonë. Këneta e sheh SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme si mjete për të luftuar PS-në dhe qeverinë. Por SPAK-u e Gjykata e Posaçmë siç janë shpresë duhet të bëhet edhe krenari kombëtare. Nuk duhet të punohet me metodat e Kremlinit, duhet menduar për konsulencë ndërkombetarë për të gjitha gjërat kur nuk kanë kapacitet t’i analizojnë. Çdo njeri meriton deri në fund të respektohet. – nënvizoi kreu i qeverisë.
Në fund kryeministri Rama tha se më 11 maj opozita do e marrë përgjigjen e duhur dhe se mandati i katërt do jetë për Shqipërinë dhe drejtësinë evropiane.
/Hashtag.al