Radar
Lulzim Basha fotografohet si turist në Washington

Lulzim Basha
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha është fotografuar ditën e djeshme përtej oqeanit Atlantik.
Basha është parë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk dihet nëse ka udhëtuar drejt kontinentit të largët për arsye pune apo personale. Ish-demokrati shihet mjaft i qetë duke ecur në rrugë ndërsa në shpatulla mban një pallto të zezë.
Kujtojmë që Lulzim Basha është regjistruar në prag të përfundimit të afatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nën logon e partisë “Koalicioni Euroatlantik”.