Lidhu me ne

Mix

100 vjet FENDI! Fakte që duhet t’i dini!

100 vjet FENDI! Fakte që duhet t'i dini!

100 vjet FENDI

Stili i Fendi-t është një përzierje delikate e klasit dhe elegancës, historisë italiane, me elemente baroke dhe romane, mes klasikes e modernes, një brand luksoz, i cili feston sivjet 100-vjetorin e krijimit. Nga krijimi deri në ditët e sotme, Fendi ka spikatur për fuqinë e gruas, por edhe diversifikimin, duke krijuar një perandori sa artizanale, por edhe të sofistikuar, duke dalluar për krijimet ultramoderne.

Saga Fendi

Marka Fendi është mbi të gjitha një histori suksesi familjare. Në Romën e vitit 1925, në një punishte të vogël çifti Adele dhe Eduardo Fendi filluan të prodhonin produkte leshi dhe lëkure. Marka mori hov kur 5 vajzat e familjes e transformuan në një perandori të vërtetë mode. Logoja e dyfishtë F lidhet me konceptin Fun Fur, duke ruajtur origjinalitetin e produktit, pasi krijimet e para ishin me bazë materialet e leshta.

Epoka Lagerfeld

Në vitin 1965, stilisti gjerman, Karl Lagerfeld u emërua drejtor artistik i kompanisë, duke i shtuar Fendi-t stilin e pakrahasueshëm, më të cilin vijon edhe sot. Një vit më pas, marka arriti sukses ndërkombëtar me prezantimin e koleksionit të parë të modës së lartë. Dy dekadat e ardhshme, portofolit ju shtuan linja për burra dhe gra, ku përfshiheshin veshje, këpucë, orë, parfume, syze, shalle dhe aksesorë shtëpie.

100 vjet FENDI! Fakte që duhet t'i dini!

Parfumet

Përpos stilit të rafinuar, shtëpia romane e modës ka krijuar edhe një seri ultramoderne parfumesh që nga fillimi i viteve 1980, ku e para është Fendi for Women, e cila u lançua në 1985, duke u ndjekur nga Fendi Uomo në 1988. Gjatë historisë së prodhimit të parfumeve kompania ka krijuar 36 flakone, ku bie në sy stili i rafinuar italian, i kombinuar me aromat ekzotike të vendeve të largëta aziatike.

Baguette

Fendi është veçanërisht i njohur për çantat ikonike të cilësisë së lartë, ku secila prej tyre është një objekt i dashur për gratë. Mes modele prestigjioze janë Peekaboo dhe Moonlight, por një prej krijimeve më ikonike mbetet çanta Baguette e krijuar nga Silvia Fendi. E frymëzuar nga forma e bukës tipike franceze, prej vitesh kjo çantë është kthyer në një aksesor emblematik në botën e modës.

Epoka e Kim Jones

Pas vdekjes së Karl Lagerfeld-it, drejtori artistik i kompanisë u zgjodh Kim Jones, i cili ka ruajtur finesën italiane, duke e kombinuar me detaje moderne. Në vitin 1999, Fendi-t ju bashkua LVMH, kompanisë mëmë të Luis Vuitton, duke e klasifikuar një ndër markat më luksoze në botë. Në 100 vjet vlera financiare e markës Fendi-t është rritur vit pas viti, duke u vlerësuar në një kapital prej 6,3 miliardë eurosh.

MË TEPËR

Mix43 minuta më herët

Shumë ujë pak kalori: 9 ushqimet më të mira të verës

Balanca mes hidratimit dhe djegies së kalorive është mëse e nevojshme të ruhet rregullisht, sidomos në stinën e verës. Këto...

Gatime45 minuta më herët

Supë pule me miell misri dhe kos – Receta e lehtë plot shije dhe shëndet

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në...

Mix2 orë më herët

Një ide gjeniu, si Kenneth Cole shiti 40,000 këpucë në dy ditë?

Kenneth Cole është një shembull i përsosur i asaj që mund të arrihet me guxim dhe ide inovative. Fillimet e...

Mix2 orë më herët

Larsa Pippen gjen dashurinë e vërtetë me Jeff Coby

Larsa Pippen ka gjetur dashurinë e vërtetë! Ylli i reality show-t dhe sipërmarrësit duket se po jeton një përrallë me...

Mix2 orë më herët

4 shenjat më joshëse të horoskopit!

Kur vjen puna tek joshja, disa shenja astrologjike janë më të shkathëta se të tjerat. Zbuloni cilat janë ato që...

Kryesore2 orë më herët

Rama: Latifi mori lekët për të bërë qesharak Berishën

Kryeminitri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, ironizoi lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA....

Radar3 orë më herët

Flick e ka me arbitrin: Çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e Interit

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League. Në intervistën pas...

Mix20 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix20 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix22 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Facebook