Lidhu me ne

Radar

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar një koalicion për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në një konferencë për shtyp, Berisha vlerësoi partinë e Idrizit si një aleat të rëndësishëm dhe theksoi se çdo parti që synon të rrëzojë kryeministrin Edi Rama është e ftuar në koalicion.

Ai theksoi se përpjekjet për të zgjeruar frontin opozitar do të vazhdojnë edhe me parti të tjera.

Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar.

Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera. Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë…”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha mbylli edhe një herë derën për një bashkëpunim me Lulzim Bashën, duke thënë se Basha është i lidhur me Taulant Ballën dhe nuk i përket koalicionit opozitar që synon largimin e Ramës nga pushteti.

Ai shtoi se është i hapur për bashkëpunim me çdo parti tjetër që ka të njëjtin qëllim për largimin e Ramës.

Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale. Ka parti Alibeaj? Po ku e ka? Unë nuk po e paragjykoj atë.

O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu. Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë… Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht.

Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës. Me të gjitha forcat politike që përcaktojnë si objektiv largimin e Edi Ramës nga pushteti… Kjo qëndron.

Nuk përjashtoj asnjë… Tani, kur bëhet publike, nuk ka pse të mos bëhet jopublike. Por edhe publike ka dhe do ketë”, shtoi ai.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix5 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix5 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix5 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix5 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook