Lidhu me ne

Mix

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia për të rikthyer të paktën disa detaje domethënëse nga një ëndërr sapo të zgjohesh. Vetëm 11% e amerikanëve pothuajse gjithmonë i kujtojnë ëndrrat e tyre — mbetet një mister pse disa e kanë më të lehtë se të tjerët.

Tani, studiuesit në Itali thonë se kanë identifikuar karakteristikat individuale dhe faktorët e jashtëm që mund të ndikojnë në mundësinë e zgjimit në mëngjes me përshtypje dhe kujtime nga një përvojë ëndrre. “Gjetjet tona sugjerojnë se dream recall nuk është vetëm një çështje rastësie, por një reflektim i mënyrës se si qëndrimet personale, tiparet njohëse dhe dinamika e gjumit bashkëveprojnë,” tha Giulio Bernardi, profesor në psikologji të përgjithshme në IMT School for Advanced Studies Lucca.

Çfarë është një ëndërr?

Një ëndërr është një sekuencë imazhesh, mendimesh, emocionesh dhe ndjesish që mendja jonë krijon ndërsa flemë. Të gjithë ne ëndërrojmë çdo natë. Besojhet se ëndërrimi ndihmon në përpunimin e emocioneve tona, ruajtjen e kujtimeve, forcimin e lidhjeve neurale të trurit, reduktimin e stresit, zgjidhjen e problemeve dhe mendimin krijues. Ëndrrat e gjalla ndodhin më shpesh gjatë fazës REM të gjumit, kur truri është veçanërisht aktiv. Disa njerëz, veçanërisht gratë, thanë se ishin në gjendje të kujtonin ëndrrat e tyre më shpesh gjatë pandemisë COVID-19, gjë që studiuesit e lidhën me stres më të madh, depresion dhe ndërprerje të gjumit.

Si funksionoi studimi?

Studimi i IMT u zhvillua nga viti 2020 deri në 2024.  Më shumë se 200 pjesëmarrës, të moshës 18 deri në 70 vjeç, iu nënshtruan testeve psikologjike dhe plotësuan pyetësorë para dhe pas studimit për të përcaktuar nivelet e tyre të ankthit, interesin për ëndrrat dhe prirjen për t’u shpërqendruar. Atyre iu dha një voice recorder për të raportuar çdo ditë për 15 ditë nëse kishin ëndërruar apo jo dhe për të përshkruar ëndrrën nëse po. Çdo pjesëmarrës mbante gjithashtu një actigraph, një pajisje që zbulon kohëzgjatjen e gjumit, cilësinë dhe shqetësimet.

Cilët faktorë rrisin mundësinë për një dream recall më të mirë?

Studiuesit propozuan se njerëzit që ka më shumë gjasa të kujtojnë ëndrrat:

  • Kanë një qëndrim pozitiv ndaj ëndrrave
  • Kanë prirje për të lënë mendjen të endet
  • Kalojnë më shumë kohë në gjumë të lehtë
  • Jetojnë në klima të ngrohta — pjesëmarrësit raportuan më pak dream recall gjatë dimrit
  • Janë më të rinj — njerëzit më të moshuar shpesh kanë “white dreams,” ndjesinë e paqartë të të ëndërruarit pa dëshmi konkrete

“Këto njohuri jo vetëm që thellojnë kuptimin tonë për mekanizmat pas ëndërrimit, por gjithashtu kanë implikime për të eksploruar rolin e ëndrrave në shëndetin mendor dhe në studimin e ndërgjegjes njerëzore,” tha Bernardi.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Gjetjet u publikuan të martën në revistën Communications Psychology. Valentina Elce, një studiuesë e IMT dhe autorja kryesore e studimit, tha se të dhënat e mbledhura në këtë projekt do të lejojnë ekipin të studiojë ndryshimet e pazakonta në modelet e ëndrrave dhe rëndësinë e tyre të mundshme për parashikimin ose identifikimin e gjendjeve mjekësore ose psikologjike.

nypost

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix2 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix2 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix2 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix2 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook