Mix
Rihanna flet pasi A$AP Rocky u shpall i pafajshëm

Rihanna dhe A$AP Rocky kanë kaluar një moment të rëndësishëm së bashku, pas shpalljes së A$AP Rocky të pafajshëm për dy akuza për sulm me armë gjysmë-automatikë, akuza që lidhen me një përleshje që ai pati në vitin 2021 me ish-anëtarin e grupit Terell Ephron, i njohur ndryshe si A$AP Relli.
Pas vendimit të gjykatës, Rihanna shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e saj për Zotin në një postim në Instagram, ku shkruante: “LAVDIA I TAKON ZOTIT DHE ZOTIT VETËM! FALENDERUESE, E PËRULUR NGA MËSHIRA E TIJ!”.

Pas shpalljes së vendimit, A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u drejtua menjëherë te Rihanna, e cila ishte ulur në rreshtin e parë të sallës. Ai kaloi ndarëset për të shkuar dhe përqafuar Rihannën, e cila e përqafoi atë dhe buzëqeshi.