Lidhu me ne

Radar

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes analistit Enton Abilekaj dhe këshilltarit të PS, Halit Valteri.

Abilekaj tha se në PS janë gëzuar nga arrestimi i Veliajt, ndërsa Valteri e mohon braktisjen e kryebashkiakut nga kolegët.

Debati degjeneroi edhe në fyerje mes të ftuarve.

Debati:

Enton Abilekaj: Për ta mbështetur nuk e ka mbështetur asnjëri, urdhri u dha për t’u mbështetur. Shumica jo publikisht është gëzuar, dihen konfliktet në PS. Në pallatin e pushtetit më shumë ka konflikte se dashuri. Në Tiranë ka tre drejtues politikë, që zihen me njëri-tjetrin dhe i ndan Rama zonat, se të jetë për ata do të vazhdonin të ziheshin. E njëjta gjë në pushtet dhe qeveri për emërimet, secili do emërimet e veta për fushatë. Pra këto ndodhin në një pushtet të degraduar siç është ky. Këto të japin të kuptosh se armiqësitë janë shumë të forta. Asnjëri nuk është hidhëruar, por i bashkon vetëm frika se SPAK-u do të vijë te këta dhe do të jenë të pambrojtur, prandaj mund të përdoren si mburojë për Veliajn

Halit Valteri: Veliaj është drejtues politik i Tiranës, ka struktura e PS që e mbështetin, ka qytetarët që e mbështesin. Analiza të tilla, duan që çdo gjë të mundshme t’i hedhin pluhur. Ku e di ti që nuk e mbështet grupi parlamentar i PS? Ti prandaj merr në qafë Saliun dhe Ilirin, të dëgjojnë ty dhe mbeten në opozitë. Nga e dini që zihen?

Enton Abilekaj: Në Asamblenë e PS, Rama i ka thënë Veliajt, mos të të shoh fare këtu!

Halit Valteri:  Kam qenë në mbledhje dhe nuk ka thënë fare ashtu. Po gënjen.

Enton Abilekaj: Manastirliun e vuri Edi Rama.

Halit Valteri: Po gënjen pra.

Enton Abilekaj: Ka emëruar Manastirliun të merret me strukturën e PS.

Halit Valteri: Tirana ka patur tre bashkë… Ka emëruar edhe Gonxhen dhe Spiropalin.

Enton Abilekaj: Strukturën e PS këtë rradhë ia ka dhënë Ogerta Manastirliut.

Halit Valteri: Ngre në bazë të gënjeshtrës, helmon të tjerët.

Enton Abilekaj: Këto janë argëtuese.

Halit Valteri: Ju dhe shumë si ju, shohin ëndrra me sy hapur dhe mendoni se PS ka një problem të tillë. Zgjedhjet janë afër dhe njerëit do të zgjedhin, do mbarojnë zgjedhjet, do mblidhemi këtu dhe do shohim sa vlerë ka kjo që po i bëjnë Erion Velisë para zgjedhjeve. Zotëria tha se Rama qante votat e blera nga Veliaj. Nëse ke prova, se ka blerë vota, çoje denoncoje. Nga 9 akuza të ketë 10-11. Të flasësh si te pazari Milotit…

Ergys Mërtiri: Kjo që ka ndodhur sot, patjetër do të ketë kosto elektorale.

Halit Valteri: Ku e dimë ne? Meta dhe Saliu, vidh, vidh, vidh… Të bëj populizëm Saliu, por një gazetar që paguhet dhe të thotë ka vjedhur Veliaj…

Enton Abilekaj: Unë i hapa rrugë budallait dhe idiotit, por nuk mund ta bëjmë kështu …

Halit Valteri: Budalla nuk më thua dot mua ti se të kap në shpulla unë, debil, se je mësuar me këta ti, por unë të palloj në dru. Më tregon budallain ti…

Enton Abilekaj: Nuk mund ta ulësh në këtë nivel.

Halit Valteri: Ordiner. Ta tregoj unë pastaj.

MË TEPËR

Sport14 orë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix14 orë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix14 orë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix14 orë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix15 orë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix15 orë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix15 orë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix15 orë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix15 orë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix15 orë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook