Lidhu me ne

Kryesore

Shqiptarët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për fat të keq vazhdojnë të votojnë Edi Ramën

“Rama fiton për faj të Berishës”, Kadilli: LaCivita?

Fatbardh Kadilli shprehet se në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama do të marrë mandatin e 4-t rradhazi, ndërsa thekson se kjo do të ndodhë për shkak të Sali Berishës dhe deputetëve që i shkojnë nga pas. Gjithashtu Kadilli ka komentuar edhe zhvillimet e fundit ku me urdhër të SPAK u arrestua Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Kjo është drejtësi me tipare jakobine. Kryeministri sulmoi dhe etiketoi gjyqtarë, bëri presion politik. Rama po tenton që të kapitalizojë ngjarjen dhe të bëjë viktimën. Rama kujtohet për standarde sot, por nuk u kujtua për standarde, kur goditja ishte tek opozita. Të dyja palët politike kanë braktisur qytetarin. Jam i gëzuar që po ia nxjerrin bojën njëri-tjetrit. Politika po shkon në zgjedhje si e damkosur moralisht.

Opozita nuk arrin ta kapitalizojë këtë që po bën drejtësia. Opozita duhet të ruajë të njëjtin standard edhe për Berishën e Metën. Politika ka zgjatur kokën te gijotina e SPAK. Berisha e di që nuk fiton zgjedhjet dhe do kemi sërish kryeministër Edi Ramën. Opozita nëse nuk bëhet më e mirë sesa qeveria, nuk vjen në pushtet. Demokratët duhet të bashkohen për të dhënë rezultat. Edhe partitë e reja nuk janë ofertë”, tha Kadilli në një intervistë për News24.

Në vijim ai thekson se në 11 maj nuk ka shans për rotacion. Sipas tij, PD, që është një nga realitetet opozitare se ka edhe dy realitete të tjera, është e nënshtruar ndaj kryetarit.

“Shihni si kaloi çështja e primareve, u shkel statuti, s’ka primare, do ketë një votim të panevojshëm, konsultativ. Për çfarë vlejnë? Një parti që nuk është në gjendje të bëjë zgjedhje brenda vetes, nuk i jep besim shqiptarëve se do të bëjë nesër zgjedhje për shqiptarët apo se do të ndërtojë një administratë meritokratike. Nuk ka iniciativë të lirë. Nuk është në gjendje të flasë ndryshe nga Berisha. Shqiptarët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për fat të keq vazhdojnë të votojnë Edi Ramën. Kjo pjesë e opozitës është e vetëdijshme që nuk fiton.

Të rreshtuarit te Berisha e dinë që s’kanë asnjë shans por duan të jenë në lojë. Askujt s’do t’i hyjnë në punë pas zgjedhjeve. Ndryshimet në SHBA s’kanë lidhje me realitetin shqiptar. LaCivita? Si të marrë Shqipëria një trajner të madh për në Botëror, Murinjo ose Guardiola në eliminatore, dhe të shpresojë jo vetëm të kualifikohet por të marrë edhe Botërorin. Shih çfarë mielli ke… Ka qenë i famshëm, një trajneri i madh që shkoi në Finlandë dhe humbi. Tha, miell misri më dhatë, bukë misri iu solla… Kjo është puna, aty është miell misri… Edi Rama fiton për faj të opozitës, Sali Berishës dhe atyre që i shkojnë nga pas”, tha Kadilli.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 orë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet12 orë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore12 orë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore4 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix4 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix4 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar4 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix5 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix5 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Facebook