Lidhu me ne

Kritike

Shqipëria nuk ka më kryeministër dhe PS-ja nuk ka më Kryetar

Skerdilajd Zaimi

Edi Rama ka 48 orë që çaprashit llogje dhe ulërima nga më të çuditshmet. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mandej statuset në rrjete sociale. Mandej një bisedë “sy më sy” për të vijuar sërish me statuse. Nga njëra anë akuzon SPAK për standard të ulët në trajtimin e dosjes Veliaj, nga ana tjetër shton se “beteja e Veliajt nuk është betejë e PS”.

Nga njëra anë ulëret për hetime të padrejta, nga ana tjetër thotë se “sot morëm letrën nga presidenca polake për hapjen e grupkapitujve të rinj për anëtarësimin”. Përballë tij një Shqipëri e tërë që sheh miliardat e Ajola Xoxas dhe Erion Veliajt dhe një tufë anemikësh të pangjyrë që rrinë e dëgjojnë duke shpresuar se ky ankth do mbarojë. 

Janë shokët socialistë, të gjithë me genin e përbashkët evolutiv të Uljes së Kokës që presin tani se çfarë do ngjasë. Këta i ka marrë të pandehur paranoja, korrupsioni i vet dhe tani nuk dinë se çfarë është më mirë: të votojnë PD-në sepse Berisha do shkrijë SPAK-un dhe kështu ata mbajnë lekët por humbasin pushtetin, apo të rrinë me Ramën e ta rivotojnë sepse nuk ka rrugë tjetër.

E parë nga një distancë tjetër, pra jo me atë të Të të Dinjiteshmëve të PS-së, por nga distanca e një njeriu normal që nuk ka futur duart gjëkundi, mund të shihet në dritën e diellit se Shqipëria nuk ka më Kryeministër. Nuk ka më njeri që qeveris me ligj, por ka një avokat, prokuror, gaztor dhe plak qaraman që flet përçart, llomotit e llomotit për të dhënë garanci se gjërat nuk ndryshojnë. Ai harron se Shqipëria nuk është Kryesia e partisë me të cilën ndan paratë e buxhetit, është edhe diçka tjetër.

Shqipëria nuk ka më kryeministër, por një të kapur në shah me zbulim nga korrupsioni i vet. Atij i kanë rënë tashëm pa lëvizur të gjithë gurët dhe ka mbetur me poturet e veta i zënë në qoshe. Por as PS-ja nuk ka më kryetar. Zoti Rama ka dështuar të heqë frikën, të qetësojë të lemerisurit shokë të idealit buxhetor. Ai po jep e po merr i ziu për t’u thënë se do kalojë edhe kjo, se Erioni do e hedhë. Një shërbim ia bëri Sali Penxherja kur tha sot se në Durrës Veliajn e suvejon Poja që të mos llapë. Mesazhin e kanë kapur edhe shokët e partisë të cilëve edhe Sali Penxherja po u thotë: Mos llapni!

Por nuk po ngjit. Nuk po ecën. Fytyrat e vrerosura të Grupit Parlamentar janë dëshmi autentike e historisë; Bushka si pulë e shushatur, Shalësi të cilit për herë të parë i shkonte “të menduarit” si proces(frika ka dalë nga xheneti), Elisa Spiropali sikur kishte dalë në vitrinë për t’u shitur dhjetëvjeçarin tjetër dhe nuk ishte më këtu, e kështu me radhë, galeria e botoksit kishte ngrirë si kurrë më parë.

Ndaj në këtë fazë kritike të parashpërbërjes së Partisë më Kriminale të historisë sonë politike si komb, vihet re qartë se Koka ka humbur Kokën. Koka ka fluturuar e po ikën nga të mundet, në kërkim të një varke për vete. Është e vështirë të kujtohet ndonjë krizë e tillë për PS-në pas 1991-t, me dallimin se atëherë Koka po vendoste se duhet të dilte nga loja dhe se gjërat duhet të ndërronin.

Sot të gjithë bëjnë sikur Veliaj ishet murgu i Bashkisë që jetonte me hallet e romëve të supës që shërbente vetë dhe jo ai që është dhe e dinë të gjithë. E nëse vazhdohet kështu, PS-ja rrezikon të bjerë në llogjikën e Ilir Yzeirit, Frrok Çupit, Idajetit dhe Sokol Ballës, se jeton e vepron nën rrethimin e SPAK. 

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në të vërtetë. Shpërbërja e asaj partie, asaj govate formaline kadavrash që kanë nisur të mbajnë erë, përfaqëson ajrosjen më të madhe në këtë vend që nga koha e Anzhuinëve. Është lajm i mirë sepse është kjo parti, kjo organizatë kriminale që ka shpërdoruar si askush tjetër një besim shumë të madh dhe ka devijuar një mundësi të madhe për vendin, që mund të ishte në tjetër stad. Rrugë të mbarë në vdekjen e plotë! Të urojmë se do të ndodhë sa më shpejt!

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Ja çfarë duhet të bëni menjëherë nëse doni thonj më të fortë

Thonjtë e dobët ose të thyer janë një problem i zakonshëm, veçanërisht nëse i lyeni vazhdimisht ose aplikoni xhel. Megjithatë,...

Mix2 orë më herët

Kendrick Lamar dhe Meghan Markle na vërtetuan se këto xhinse po rikthehen në modë

Një trend i dikurshëm po kthehet në botën e modës dhe këtë e kanë konfirmuar disa nga emrat më të...

Mix2 orë më herët

A duhen përdorur lugët prej druri në kuzhinë?

Lugët prej druri janë një ikonë e kuzhinës tradicionale, por debati për sigurinë e tyre nuk shuhet kurrë. Disa njerëz...

Temporal2 orë më herët

90% e studentëve janë vajza, djemtë zgjedhin të emigrojnë

Edhe pse raporti i studentëve që regjistrohen në ciklet e studimeve bachelor është në rënie konstante vit pas viti, një...

Radar3 orë më herët

Arrestimi i Erion Veliajt, Hila: Skemë e ngjashme me arrestimin e komandantëve të UÇK!

Analisti Dritan Hila ka krahasuar arrestimin e Erion Veliajt me atë të komandantëve të UÇK-së, të cilët mbahen në paraburgimin...

Kryesore3 orë më herët

Shqiptarët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për fat të keq vazhdojnë të votojnë Edi Ramën

Fatbardh Kadilli shprehet se në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama do të marrë mandatin e 4-t rradhazi, ndërsa...

Sport3 orë më herët

10 sportistët më të paguar në botë

Për të dytin vit radhazi, Cristiano Ronaldo kryeson renditjen e sportistëve më të paguar në botë, me të ardhura vjetore...

Mix4 orë më herët

“Nuk kam takuar kurrë më dikë si ai”/ Dashuria e madhe e Meryl Streep për aktorin John Cazale që vdiq një vit pasi filluan të bashkëjetonin

Ndonjëherë duket sikur asgjë në jetë nuk vjen falas dhe se për të realizuar një ëndërr duhet të paguajmë një...

Kioske4 orë më herët

Rënia e Velisë është rënia e Edi Ramës

Fundi i Ramës, njeriut që erdhi si shpresë për vendin dhe përfundoi si kapo e një bande keqbërësish Në 12...

Kritike4 orë më herët

Shqipëria nuk ka më kryeministër dhe PS-ja nuk ka më Kryetar

Skerdilajd Zaimi Edi Rama ka 48 orë që çaprashit llogje dhe ulërima nga më të çuditshmet. Në mbledhjen e Grupit...

Facebook