Kristi Pinderi ka shkuar përtej çdo kodi etik, mirësjellje apo morali në sulmin e tij histerik ndaj ligjvënëses Mesila Doda. Njeriu që ankohet dhe merr fonde në emër të diskriminimit, diskriminon ditës për diell, fyen rëndë si rrugaç një grua deputete, vetëm se ajo kundërshton propozimin për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri. Puna normale e një ligjvënësi është të jetë pro a kundër një ligji. Por, të mendosh ndryshe nga Kristi Pinderi duhet të durosh ofendime ekstreme.
Më poshtë reagimi i deputetes Mesila Doda për aktivistin e LGBT-së:
Po shoh fyerje të rënda që Kristi Pinderi ka lëshuar në adresë time, sepse kam dalë kundër propozimit të legalizimit të prostitucionit…Ç’a të them o legen i vogël…?
Të ta kthej nga mamaja, nuk e ke dhe nuk dua të ngas ata që s’janë më, të shaj nga gruaja, nga e dashura as atë s’e ke… Ti je thjesht i mjerë, sepse nuk ke e s’ke për të patur kurrë dashurinë e një gruaje afër vetes… Je një mjeran i vockël. Ty s’të them dot as ta mendosh si në shtëpine tënde (se të vjen një ditë fëmija e të thotë kam zgjedhur këtë profesionin e prostitutës meqë e futët brenda ligjit), se as këtë s’ke për ta patur dot.
Sa për zgjedhjet e mia politike i kam bërë me ballin lart dhe duke shkuar kundër çdo korrenti të forcës, o legen. Nuk kam përfituar kurrë as një gjysëm leku pa djersë e pa respektuar ligjin, në ndryshim me ty që majmesh me fonde të BE-së e fonde qeverie për diskriminim qe nuk e ke patur kurrë. Ku janë fondet e strehës që more? Sa vetë strehuat që i përzuri familja? Me këto dhe të tjera do merrem shumë, po shumë seriozisht.
Tash edhe një fjalë për këto shoqatat e grave që preken dhe reagojnë, kur bëhet fjala për zonjat në politikë. Unë ja dal 100 herë, 1000 herë vetëm, po na e kurseni hipokrizinë kinse po mbroni të drejtat e grave e po ndihmoni praninë e tyre në politikë. Ky është reagim histerik dhe fyerje e një gruaje, e një nëne, vetëm se po guxon dhe një herë të shkojë kundër rrymës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu