Lidhu me ne

Kryesore

Nga Veliaj e Bushka te akuzat ndaj Dumanit e drejtësisë – Monologu i Ramës para socialistëve e publikut

Kryeministri Rama kritikoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për ato që ai i quajti shkelje të standardeve demokratike dhe abuzim me njerëzit, liritë dhe të drejtat e kujtdo.

Në monologun e tij para deputetëve të PS-së ai tha se kryebashkiaku i Tiranës është arrestuar pa prova me mënyra që duken si të ish-sigurimit të shtetit.

Në hyrje të mbledhjes ai ceku hetimin e kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka duke e quajtur të papranueshme faktin që ajo e ka marrë vesh këtë gjë në media pa u pyetur asnjëerë.

“Deri kur unë do jem në krye të PS, nuk do marr përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit dhe të kujtdoqoftë dhe ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë, vetëm një idiot apo maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë. Jo, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën se duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hunj gardhi që përcjellim lajmin të japim mbështetje pa fund dhe pastaj të biem në gjunjë me apo pa dashur të episodeve si ky.

Minimalisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve duhej thirrur e pyetur, ku jemi këtu, në cilën republike jemi këtu. Dikush mjafton të flasë për dike dhe mjafton që ky i përfoluri të nxirret me emër e mbiemër në udhëkryqet e natës pa u pyetur minimalisht. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë, që janë arsye për reflektim të përbashkët të të gjithëve sepse gjithçka është ndërtuar me mund, falë përkushtimit e vullnetit, punës së prokurorëve e gjykatëse, nuk mund të shembet, por përkundrazi duhet të mbrohet e forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë.”

Më tej kryeministri tha se të dhënat në atë që e quajti roman 400 faqësh ndaj kryebashkiakut Veliaj nuk ka asnjë provë ndaj tij ndërsa ftoi median që të hulumtojë për prova teksa zbuloi se për një rast qe përmendet në dosje Veliaj nuk kishte lidhje pasi këtë gjë ia kishte kërkuar Meta kur ishin  në koalicion.

Të thuash 800 mijë euro blerje online për bizhu dhe fustan ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustan e nuk përdor bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët dhe ta mbyllësh në dhomë paraburgimi duhet të tregosh minimalisht fustanet dhe bizhutë, provat Mediat të bëjnë hulumtim për provat. Në atë roman 400 faqe nuk ka prova, ka vetëm një tregim shumë të ngarkuardhe të ndërlikuar me gjithë farëlloj personazhesh shkak pasojë, por nuk ka prova.Një element të thjeshtë që unë e di. Aty thuhet që Veliaj ka bërë zëvendëse ministrie grua e një biznesmeni, pasi ky i fundit e ka marrë me avion diku. Nuk di a ka pasur një udhëtim më parë, por që të arrish në konkluzionin që zv.ministrja është vendosur si rezultat i atij udhëtimi këtë mund ta bësh në dy rrugë, ose me shkollën e sigurimit të shtetit, çfarë bëjë ti në veturën e ambasadës jugosllave, ose ta kesh të provuar bisedën. Zv.ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta. Si mund ta shkruash ti në një aktakuzë penale këtë. Të tilla ka plot. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë.”

Rama nënvizoi se mbështet kreun e SPAK-ut Altin Dumani për sa i përket baltës së hidhet ndaj tij e familjes së tij po ndërkohë theksoi se PS-ja nuk do heshtë më ndaj shkeljes së standardeve teksa i kërkoi Dumanit të gjejë kush ia jep Berishës materialet e dosjes Toyota Yaris që lexon para SPAK-ut dhe në Kuvend.

“Sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet gijotina sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar, për tu vrarë, dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestron me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke nisur nga drejtuesi i SPAK që ka gjithë mbështetjen tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht, por mungon një pozicion konstruktiv, një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së Gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive, të drejtave dhe standardeve demokratike. Siç thash përndryshe biem në kurthin e së kaluarës”, tha Rama.

Së dyti, i njëjti gjyqtar është për dosjen Toyota Yaris . Vetëm një fakt, ka urdhëruar ndalim publikim të vendimit të tij gjë që nuk e bën për raste kur duhet të përbalten njerëz të PS për shkak se permenden shumë kolegë të tyre por ama ditën 1, vendimin e pati në dorë prapë njëri që e keni në parlament dhe tani e ka bufi i kënetës që ua lexon shqiptarëve komunikime nga encro chat në parlament. Të gjitha janë pjesë e përmbajtjes së këtij vendimi gjyqesor i ndaluar për tu publikuar. Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë të këtij dhe atij duke thënë që ne do t’i shkrijmë. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Tyoyta Yaris dhe t’ia thotë publikut si kanë përfundur në monologët e bufit të kënetës dhe dihet kush e ka marrë.”

Ai i kërkoi ILD-së që të hetojë mbi gjyqtarin e dosjes Veliaj Erjon Bani, për të cilin tha se është eksponent i afërt me lidhje familjare dhe miqësore me PD-në.

“Ky gjyqtar e ka nisur karrierën me një koleg, e keni deputet këtu spo ia them emrin, kur ministër ishte Eduart Halimi. Ky dhe një tjetër, të njohur familjarisht si eksponent të PD-së, kanë ndjekur eksponentë të PS. Ka ndjekur shuë masa, vepra, kërkesa, masa shtesë, i tillë është edhe rasti x, që diskutohet shumë si skandal në të gjitha rrethet e juriste. I njëjti gjyqtar është i njëjti me Toyota Yaris, vetëm një fakt, ka urdhëruar publikimin e tij, por në raste të tjera nuk e bën, si në rastin e PS-së, për shkak se përmenden shumë kolegë të tyre (për Toyota), por tani e ka ‘bufi i kënetës’ që ia lexon komunikimet nga Enchrochati në Parlament (Sali berisha). E ndaluar për t’u përhapur dhe nzjerrë në publik. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që se kanë asnjë problem që ta shprehin marrjen në dorë të këtij dhe atij dhe ta shprehin duke thënë se “ne do t’i shkrijmë”. Këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë pu blikur se si përfunduan te ‘bufi kënetës’ kur është e ndaluar për publikim dhe dihet se nga kush e ka marrë.”

Në fund ai u kërkoi deputetëve socialistë të mbajnë kokën lart e të punojnë për t’i dhënë PS-së mandatin e katërt që do jetë ai i vendosjes së standardeve demokratikre në drejtësi.

“Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët, më 11 maj tërmet nga poshtë flakë nga lart dhe më 11 maj do marrim mandatin e katërt dhe ai do jetë ai i standardeve demokratike të drejtësisë.”

MË TEPËR

Mix7 minuta më herët

Elon Musk shoqëron Trump në konferencën për mediat nga zyra ovale, por vëmendjen e vjedh djali i tij i vogël

Elon Musk iu bashkua Presidentit Trump në Zyrën Ovale të martën, ku foli përpara gazetarëve për herë të parë mes...

Kryesore32 minuta më herët

Nga Veliaj e Bushka te akuzat ndaj Dumanit e drejtësisë – Monologu i Ramës para socialistëve e publikut

Kryeministri Rama kritikoi SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme për ato që ai i quajti shkelje të standardeve demokratike dhe abuzim...

Radar50 minuta më herët

Berisha: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në parkun e Tiranës se pagoi detoksin e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise Edi Rama se është sponsorizuar nga bashkëshorti i Alketa...

Mix5 orë më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix6 orë më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore6 orë më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar6 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar7 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal7 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Kryesore7 orë më herët

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta...

Facebook