Radar
Berisha: Burri i Alketa Vejsiut ndërton në parkun e Tiranës se pagoi detoksin e Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverise Edi Rama se është sponsorizuar nga bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe i ka lejuar këtij të fundit të ndërtojë ne mes të pyllit të Parkut të Tiranës.
Gjatë një konference me gazetarët, Berisha ka deklaruar se bashkëshorti i moderatores i paguan kryeministrit Rama detoksin që bën jashtë vendit, po ashtu dhe hotelet që sipas tij shkojnë deri në 10 mijë euro. Ndërkohë që në këmbim Rama i ka dhënë ndërtuesit dhjetëra leje në të gjithë vendin.
“Sponsorizuesi i detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.
Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris. Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro. Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard”, ka thënë Berisha.