Lidhu me ne

Kioske

Mos i qani hallin PD-së se ku do t’i gjejë paratë për LaCivites, merruni me milionat që jep Rama lart e poshtë!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Mos i qani hallin PD-së se ku do t’i gjejë paratë për

Pse nuk pyesni sa paguhet ish-zëvendës drejtori i shërbimit sekret Rumun si këshilltar i Ramës? Sa paguhej ish-komisioneri raportues Knut Flekenshtejn në Kuvend si “këshilltar”?

Dje hodha një video të zotit LaCivites që doli në një konferencë për shtyp në krah te Berishës dhe bëri disa deklarata që akoma nuk kam parë t’i kundërshtojnë me fakte as patronazhistët e as enveristët.

Ajo qe më shtyu ta hedh përsëri këtë video janë disa komente të kategorive të ndryshme individësh që mendojnë se duke shkruar në fb janë të zgjuar.

Komentet qe dua t’u jap përgjigje ashtu siç une mendoj, por dhe me aq sa kam informacion, janë rreth tre pyetjeve që bëjnë në komente:

1- Sa lekë ka paguar apo do paguajë PD për këtë Zotëri dhe ku i gjen apo do t’i gjejë lekët PD?

2- Ky nuk është i dërguari i Presidentit Trump dhe nuk e pyet kush në Amerike më thonë, se këta që jetojnë në Amerikë e dinë këtë punë, ndërsa ne të tjerët nuk dimë asgjë.

E para or miq te nderuar virtual, këtë Zotërinë nuk e kam sjelle unë dhe nuk e njoh unë e as nuk e paguaj unë, por PD.

E dyta nëse Ky Zotëria për fushatën e Presidentit Trump për 6 muaj paska marrë si pagesë për punën 19.2 milion dollarë sipas Carlo Boleoinos kur Amerika është 400 milionë banor ose 100 herë më shumë si Shqipëria, i bie që të paguhet për 3 muaj në fushate 20 milion pjestim për 100= 200 mijë euro pjesëtim për 2 se gjysmën e kohës së fushateë se Trumpit do punoj për PD = 100 mij euro.

Dhe ju thoni ku do i gjej PD?

Shumë mëirë bëni që pyesni.

Por pse nuk keni pyetur në 12 vite për pagat që merr Tony Blair dhe bashkëshortja e Tij si “këshilltarë” të Ramës?

Pse nuk pyesni sa paguhet ish-zëvendës drejtori i shërbimit sekret Rumun si këshilltar i Ramës?

Sa paguhej ish-komisioneri raportues Knut Flekenshtejn në Kuvend si “këshilltar”?

Pse nuk pyesni sa para u paguan e kush i pagoi që erdhi për “ vizite” ish Presidenti Bill Clinton?

Pse nuk pyesni sa para u paguan dhe kush i pagoi që erdhi për “vizitë” ish sekretari i Shtetit Mike Pompeu?

Pse nuk pyesni sa është paguar Blinkeni qe erdhi si çirak i Sorosit në piramidën e diktatorit dhe takoi si hajdut fshehurazi ish-hetues te komunizmit dhe kreun e bashkisë Tiranë?

Pse nuk pyesni sa ështe paguar dhe kush ka paguar zv drejtorin e FBI Charles McGonigal në parkim dhe që sot është në kokërr të burgut?

Pse nuk pyesni se sa paguhen dhe kush i paguan shkrimet mashtruese për një Shqipëri të “ begate” në media të ndryshme?

Pse nuk pyesni për 20 milion euro te avionit personal të Ramës? Për biftekun në Dubai të ministrave? Për shishen e verës 33600 euro? Për anijet nga Bangladeshi? Për ishullin e Sazanit? Për tunelin e Llogarasë? Për investimin e portit të Durrësit? E për shumë e shumë t tjera????ë

PD merr para nga buxheti i shtetit si force politike parlamentare, por po jua them unë se ku i gjen edhe parat e tjera meqë ju qe pyesni nuk keni kurajo kurrë te pyesni prej 35 vitesh askënd dhe asnjë forcë politike se nga i gjen paratë për fushatë. 

Në 25 vite janë në Shqipëri rreth 25 biznese që janë të martuar me çdo opozitë dhe dashnor kanë pushtetin sepse janë po këta 25 individë që në 25 vjet kanë marrë çdo tender publik.

Ne çdo fushate për ta mbajtur mire edhe me “burrin” edhe me “dashnorin” paguajnë 10 për dashnorin se e “duan” fort dhe nga halli dhe 1 për burrin nga frika se mos ju bëhet dashnor dhe nga malli i dashurisë që kanë kaluar.

Tani a ka mundësi te mos ma hapni barkun me pyetje idiote në komente sikur po “ zbuloni” rrotën e sikur nuk jetoni këtu, por në hënë???

MË TEPËR

Sport2 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix2 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix2 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix2 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix2 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix2 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Mix3 ditë më herët

Nga viti 2005 deri më sot: këto janë videot që bënë histori në YouTube sipas shikimeve

“Me at the Zoo”, ky ishte titulli i videos së parë të ngarkuar në YouTube. Jawed Karim nisi atë që...

Facebook