Lidhu me ne

Radar

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox News, Trump ka konfirmuar se i dërguari i tij special për luftën ruso-ukrainase Keith Kellogg së shpejti do të vizitojë Kievin. Ai tha gjithashtu se do të fliste me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.

“Ata mund të bëjnë një marrëveshje, dhe mund të mos ta bëjnë. Mund të jenë rusë një ditë, ose mund të mos jenë”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai tha gjithashtu se ai dëshiron që Kievi të shlyejë disi ndihmën amerikane, e cila sipas tij arrin në 300-350 miliardë.

“Unë u thashë atyre se dua ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve në tokë të rralla, dhe ata ranë dakord ta bëjnë këtë.”

Tokat e rralla janë një grup prej 17 metalesh që përdoren për të bërë magnet që e kthejnë energjinë në lëvizje për automjetet elektrike, telefonat celularë, sistemet e raketave dhe pajisje të tjera elektronike. Dhe nuk ka zëvendësues të mundshëm.

Një sulm i ri rus mbi objektet e sistemit energjetik mbrëmë detyroi qeverinë të vendosë ‘kufizime’ në furnizimin me energji elektrike.

Një ditë më parë presidenti Trump nënshkroi tarifat prej 25% për çelikun dhe aluminin, duke shtuar gjithashtu se po shqyrton shtrirjen e masës për makinat, produktet farmaceutike dhe çipat kompjuterikë.

Duke nënshkruar tarifat 25 për qind për çelikun dhe aluminin, Donald Trump sinjalizoi gjithashtu se do të konsiderojë vendosjen e tarifave shtesë për automobilat, produktet farmaceutike dhe çipat kompjuterikë.

MË TEPËR

Kryesore2 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore2 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal3 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar3 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike3 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet3 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske3 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar3 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar3 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar3 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook