Lidhu me ne

Mix

Elon Musk sfidon Sam Altman, ofertë 97.4 miliardë dollarë për t’i blerë OpenAI

Një grup investitorësh të udhëhequr nga Elon Musk ka bërë një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për të blerë asetet e organizatës jofitimprurëse që kontrollon OpenAI, sipas dy personave të njohur me ofertën, duke përshkallëzuar një grindje të gjatë dhe thellësisht personale për të ardhmen e inteligjencës artificiale midis Musk dhe shefit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.

Konsorciumi përfshin Vy Capital dhe Xai, kompaninë e inteligjencës artificiale të Musk, si dhe ndërmjetësin e Hollivudit Ari Emanuel dhe investitorë të tjerë, thanë njerëzit, të cilët folën në kushte anonimiteti, sepse diskutimet janë në vijim.

Oferta për OpenAI është sulmi i fundit dhe ndoshta më i guximshëm i Musk ndaj një organizate krijimin e së ciliës ai ndihmoi pothuajse 10 vjet më parë. Mergjithatë çështja përballet me shumë pengesa. Bordi i drejtorëve të OpenAI është i lidhur ngushtë me Altman dhe shefi ekzekutiv u tall me shpejtësi me ofertën e Musk.

“Jo faleminderit, por ne mund të blejmë X për 9.74 miliardë dollarë nëse dëshironi,” tha Altman në X.

OpenAI nuk e ka parë ende ofertën, sipas një personi të njohur me përgjigjen e mundshme të OpenAI. Oferta e pakërkuar e Musk mund të ndërlikojë përpjekjen e OpenAI për të përfunduar një marrëveshje për mbledhjen e fondeve prej 40 miliardë dollarësh, e cila gati do dyfishonte vlerësimin e kompanisë së profilit të lartë nga vetëm katër muaj më parë.

MË TEPËR

Kryesore3 orë më herët

Gazetari i “The Guardian” i përmend fushatën në Shqipëri, LaCivita shpërthen në të qeshura

Manaxheri amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, është shfaqur më në fund, ndonëse jo në Tiranë dhe jo në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj Të dhënat tregojnë: – 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)– 70% e emigrantëve janë nën...

Mix2 ditë më herët

Kryeministri i Kanadasë feston fitoren me muzikë rep dhe kërcim në skenë, videoja e Mark Carney bëhet virale

Pasi siguroi një fitore historike në zgjedhje, kryeministri kanadez Mark Carney festoi suksesin e tij politik në mënyrën më të...

Mix2 ditë më herët

Rikthehen “Peaky Blinders”, ngjarjet zhvendosen 20 vite më vonë, roli i Cillian Murphy

Një serial i ri i dramës ”Peaky Blinders” do të fillojë xhirimet këtë verë, ku ngjarjet pasqyrojnë vitet 1950, sipas...

Mix2 ditë më herët

“Metallica”, grupi heavy metal që ka bërë historinë

Metallica është një nga grupet më të njohura dhe më të suksesshme të muzikës heavy metal në histori. E formuar...

Mix2 ditë më herët

Marlon Brando, ylli amerikan i “The Godfather”

Marlon Brando ishte një aktor amerikan i njohur si një nga figurat më të mëdha në historinë e kinemasë. Ai...

Mix2 ditë më herët

Ishte nominuar dikur për çmimin Nobel, fakte nga jeta e diktatorit të tmerrshëm Adolf Hitler

Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës...

Radar2 ditë më herët

Na shkruajnë shpesh, pse i bëjmë opozitë opozitës

Na shkruajnë shpesh sidomos në inbox se pse i bëjmë opozitë opozitës Podiumi është themeluar në janar të vitit 2016...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump, Ukraina do mposhtet shumë shpejt. Unë po e shpëtoj

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një intervistë së fundmi për “The Atlantic” me gazetarin Jeffrey Goldberg që nxori në...

Kryesore2 ditë më herët

Lobimi 6 milionë dollarë, Lulzim Basha: PD do të ishte në pushtet nëse Berisha s’do e përdorte partinë për hallet e tij

Lulzim Basha Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me kontratën e lobimit 6...

Facebook