Lidhu me ne

Radar

Kërkuan arrestimin e Veliaj me 46 protesta, PD me qëndrim zyrtar: E ndaluan sot për të sfumuar lajmin e grupit të Trump që do drejtojë fushatën tonë

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita, pasi kreut të bashkisë Tiranë iu caktua masa ‘arrest me burg’ me kërkesë të SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka pretendon se me arrestimin e Veliajt, ‘SPAK vërtetoi se është në shërbim të Ramës, duke dashur të lërë në hije lajmin për drejtuesin e fushatës së PD’.

“Jashtë gjithë komenteve të tjera, ne se lajmi i arrestimit të Velinës së bashkisë është real, SPAK thjesht vërtetoi dhe një herë se është në shërbim të Ramës duke dashur të lerë në hije me këtë lajm faktin qe grupi i cili nxori fitues Presidentin Trump, do drejtoje dhe PD ne fitore! Ky lajm vërtetoi po ashtu ose rikonfirmoi se për interes te tij Rama shet dhe pjellën e tij!”-shkruan Paloka.

Edhe demokrati Belind Këlliçi pretendon se lëvizja e SPAK vjen për këtë arsye.

Të nderuar qytetarë, Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë! Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit. Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një. Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!

Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt. Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë.

Gjej rastin të falënderoj ata qindra protestues dhe qytetarë të Tiranës, që për 44 javë me rradhë protestuan para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë. Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra, të rinj, të reja e të moshuar që qendruan të palëkundur, gjatë 44 protestave në mbrojtje të interesit publik dhe në shërbim të qytetit të Tiranës. Falenderoj po ashtu Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike, për punën e tyre titanike, për orët e pafundme të zbulimit dhe dokumentimit të korrupsionit endemik në Bashkinë Tiranë dhe shërbimin e madh që i kanë bërë kryeqytetit.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri. Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës, dhe pas saj më 11 maj, edhe qeveria më e korruptuar në Europë, qeveria e Edi Ramës. Ashtu siç premtoi pak orë më pare Chris LaCivita, ndikimi i Soros dhe kukullave të tij në vendin tone, do të shuhet përgjithmonë. I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar dhe çdo demokrati, që të bashkohemi dhe me vendosmëri ta çojmë fitoren tonë deri në fund. Ne do ta bëjmë të pamundurën të mundur”-shkruan Këlliçi.

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Kërkuan arrestimin e Veliaj me 46 protesta, PD me qëndrim zyrtar: E ndaluan sot për të sfumuar lajmin e grupit të Trump që do drejtojë fushatën tonë

Ka ardhur reagimi i parë nga opozita, pasi kreut të bashkisë Tiranë iu caktua masa ‘arrest me burg’ me kërkesë...

Mix17 orë më herët

Nëse hani djathë në mëngjes – Çfarë i ndodh organizmit

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të...

Kryesore17 orë më herët

Xhaferri: “De facto” non grata e Berishës është hequr, “de jure është çeshtje ditësh

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, i ftuar në studion e “Ditarit” me Denisa Pashollin, në A2...

Mix18 orë më herët

Avokado jeshile apo të zeza? Cila rekomandohet më shumë

Avokado përshkruhet si ushqimi perfekt, por varietetet e tij shkojnë përtej atyre kokrrave plot vlera që gjejmë në treg. Shpesh...

Kioske18 orë më herët

Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n

Nga Alba Malltezi Ndërsa shumë prej shqiptarëve presin hetimet dhe llogaritë e SPAK të kuptojnë se ku kanë shkuar, ku...

Mix18 orë më herët

Mosha është thjesht një numër për të, sa vjeç bën Ledina Çelo?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, festoi ditën e djeshme 48 vjetorin e lindjes, por duket se koha nuk ka...

Kryesore18 orë më herët

Arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj

GJKKO ka caktuar masë sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.  Raportimet paraprake janë se masa e sigurisë është “arrest me...

Mix19 orë më herët

Zbuloni shenjat më dramatike të horoskopit

Disa shenja të horoskopit janë shpesh të njohura për natyrën e tyre të emocionuar dhe të dramshme. Ja disa prej...

Mix19 orë më herët

Taylor Swift, Messi, Jay-Z dhe Donald Trump, të famshmit e pranishëm në Super Bowl

Një nga spektaklet më të mëdha sportive në botë, Super Bowl-i i këtij viti, u zhvillua në New Orleans, ku...

Mix21 orë më herët

“Ishuj në qiell”, çmenduria e radhës nga Dubai

Dubai, i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, vazhdon të çudisë botën me projekte të reja të guximshme. Pas ndërtesave...

Facebook