I nxehti këtë verë ishte me të vërtetë i tmerrshëm dhe nganjëherë apartamentet janë ato që e përçojnë edhe më tepër. Sa herë që e ndien të nevojshme të freskohesh, gjëja e parë që të vjen në mendje është të vraposh për në dush. Dhe menjëherë sa del jashtë, fillon të ndihesh të ftohtë. Në fakt, edhe shkenca e njeh këtë fakt dhe ka shpjegimet e saj.

I gjithë procesi është pasojë e avullimit. Kur del nga dushi me avull, uji në trup fillon të zhduket. Ti shkon nga një mjedis shumë i lagësht në një mjedis më të thatë dhe kjo sjell si pasojë avullimin. Për të ndryshuar këtë gjendje, trupi ka nevojë për ngrohje, që duhet të vijë nga ambienti në shtëpi. Po kështu, uji absorbon nxehtësinë e lëkurës duke e zhdukur menjëherë dhe duke e bërë më të ftohtë.

Të ndodh kështu gjithmonë? Kjo është arsyeja pse sa herë del nga dushi ke ftohtë, sado i ngrohtë të jetë ambienti jashtë. Megjithatë, është mirë që, pasi të lahesh, dhoma të jetë ngrohur paraprakisht që të ftohtin ta ndiesh më pak.