Lidhu me ne

Kryesore

Mrekullia Dumani: Si të blesh pasuri pa miliona (Nëse e di sekretin)!

Dhe kështu, njeriu që kaloi vetingun pa shumë mundim, tani ka barrën fisnike për të hetuar të tjerët. Ai, që i shpëtoi çdo pyetjeje të pakëndshme, tani do t’i bëjë pyetje të tjerëve. Ai, që siguroi prona në mënyra të çuditshme, tani do të zbulojë skemat e korrupsionit. A nuk është kjo një histori frymëzuese për drejtësinë shqiptare?

Shkruar nga Flamur VezajMrekullia Dumani: Si të blesh pasuri pa miliona (Nëse e di sekretin)!Altin Dumani

Dhe kështu, njeriu që kaloi vetingun pa shumë mundim, tani ka barrën fisnike për të hetuar të tjerët. Ai, që i shpëtoi çdo pyetjeje të pakëndshme, tani do t’i bëjë pyetje të tjerëve. Ai, që siguroi prona në mënyra të çuditshme, tani do të zbulojë skemat e korrupsionit. A nuk është kjo një histori frymëzuese për drejtësinë shqiptare?

Altin Dumani është dëshmia e gjallë se në Shqipëri ka ende mrekulli ekonomike. Me një pagë shtetërore dhe pa ndonjë biznes të deklaruar, ai arriti të ndërtojë një portofol të lakmueshëm pronash. Apartamente, dyqane dhe një vilë luksoze, të gjitha të grumbulluara me një aftësi të rrallë për të gjetur marrëveshjet më të mira në treg. Për qytetarët e zakonshëm, mbetet pyetja: pse të lodhesh me kredi dhe punë të rëndë, kur mund të gjesh një vjehërr bujar apo një kontratë që vetë banka do ta kishte zili?

Madje, Dumani pati fatin të jetojë falas për dy vite në një apartament që ende nuk e kishte blerë. Një privilegj i vogël për një njeri me aftësi të mëdha. E kur erdhi koha për ta blerë, çmimi ishte aq i favorshëm, saqë mund të mendosh se tregu i pasurive të paluajtshme funksionon ndryshe për disa persona të veçantë. Të tjerë paguajnë miliona për një apartament të vogël në Tiranë, ndërsa Dumani siguron prona me çmime që të bëjnë të dyshosh nëse kemi të bëjmë me një prokuror apo një magjistar të pasurive të paluajtshme.

E sigurisht, kur gjen çmime kaq fantastike, pse të mos bësh një investim të mençur? Një analizë e kolegëve të emisionit “PLUG” zbuloi disa detaje interesante: Dumani ka blerë një apartament dhe një dyqan nga shtetasi A.Pango, një mashtrues i dënuar me 6 vjet burg për shitjen e apartamenteve nga tre apo katër herë. Po të ishte dikush tjetër, anëtaret e Vetingut dhe ndërkombëtari i OMN-së, do ta pyesnin, se si u fut në një marrëveshje me një njeri që bënte “tregti” me mashtrime të rënda. Por jo, Dumani thjesht ka një intuitë të jashtëzakonshme për të gjetur “rastet e arta”. Me sa duket, edhe në botën e mashtruesve të dënuar, ai arrin të dalë fitimtar.

Por ironia më e madhe është vetingu. Ky proces i famshëm, që supozohej të pastronte drejtësinë nga të korruptuarit, nuk pati sy për të parë këto “vogëlsira”. Nuk pati pyetje të sikletshme, nuk pati llogari të thella, vetëm një vulë e shpejtë: “I pastër!”. Po të ishte ndonjë tjetër, do të rrëmohej çdo qindarkë e kursyer, por për Dumanin, u mjaftuan me arsyetimin e thjeshtë: “Ky thjesht di të kursejë më mirë se të tjerët.”

Dhe kështu, njeriu që kaloi vetingun pa shumë mundim, tani ka barrën fisnike për të hetuar të tjerët. Ai, që i shpëtoi çdo pyetjeje të pakëndshme, tani do t’i bëjë pyetje të tjerëve. Ai, që siguroi prona në mënyra të çuditshme, tani do të zbulojë skemat e korrupsionit. A nuk është kjo një histori frymëzuese për drejtësinë shqiptare?

Në fund të ditës, leksioni është i qartë: sistemi ynë nuk është për të gjithë. Disa duhet të kalojnë në sitë të imët, ndërsa të tjerë thjesht rrëshqasin si me vaj. Për qytetarët e zakonshëm, zgjedhja është e qartë: ose bëhuni i ndershëm si Dumani por edhe me fat e nuhatës i mirë i tregut imobilar e ndërtuesve “të ndershëm” ose përgatituni për një hetim të mirëfilltë nga të gjitha krahët!

P.S. Të gjitha këto dyshime, të renditura më lart, janë natyrisht thjesht konkluzione të arritura në fazën e hetimeve paraprake, bazuar në atë magjiken “dyshimin e arsyeshëm”, një formulë që SPAK-u duket se e ka kthyer në refrenin e preferuar kohët e fundit. Sepse, siç e dimë tashmë, për disa individë mjafton një hije dyshimi për të nisur hetime të bujshme, ndërsa për të tjerë, edhe faktet më të habitshme mbeten thjesht… “rastësi të lumtura”.

MË TEPËR

Kryesore5 minuta më herët

Mrekullia Dumani: Si të blesh pasuri pa miliona (Nëse e di sekretin)!

Dhe kështu, njeriu që kaloi vetingun pa shumë mundim, tani ka barrën fisnike për të hetuar të tjerët. Ai, që...

Radar7 minuta më herët

Putin dhe Trump nuk mjaftojnë për Jaltën e Re

Në një shkrim të fundit, me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Jaltës, ideologu konservator rus, Alexander Dugin, shkruan mbi...

Radar13 minuta më herët

“Mund të jemi forcë e parë opozitare” – Dash Shehi: Do ta thyejmë sistemin bipolar…

“Mund të jemi forcë e parë opozitare”. Kështu u shpreh Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në studion e...

Temporal20 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix20 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar21 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix21 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix21 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar21 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar21 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Facebook